Sportistët dhe ekipet sportive në Maqedoninë e Veriut deri më 14 nëntor do të mund të aplikojnë për subvencione

Në Ministrinë e Sportit deri më 14 nëntor do të mund të dërgohen dokumentet për shfrytëzimin e subvencioneve në fushën e sportit për vitin 2024, transmeton Portalb.mk.

“Përdoruesit e fondeve të cilët nuk kanë plotësuar kriteret përkatëse ose kanë dorëzuar formularët e plotësuar dhe bashkëngjitjet përtej afatit të përcaktuar, nuk do të merren parasysh gjatë alokimit të fondeve në fjalë”, sqaroi Federata e Futbollit të Maqedonisë.

Ministria e Sportit e vlerëson plotësimin e kritereve.

“Për përdoruesit që do të dorëzojnë të parët dokumentacionin e nevojshëm dhe për të cilët konstatohet se i kanë plotësuar kriteret do të nisë menjëherë procedura për pagesën e mjeteve”, sqaroi Ministria.