Sot hapet Panairi i Librit në Prishtinë, pjesëmarrës edhe Kadareja, hyrja është falas

Shoqata e Botuesve të Kosovës tashmë është bërë gati për t’i dhënë Prishtinës atmosferë feste ku në qendër të jetë libri. Shkrimtari Abdullah Zeneli që është pjesë e organizimit së bashku me dy djemtë në kryesinë e Shoqatës së Botuesve të Kosovës, njëherit dhe drejtuesi i sh. b ” Buzuku”, tha se gjithçka është gati për hapjen e panairit.

Pjesëmarrjen e kanë konfirmuar mbi 1000 shtëpi botuese nga Kosova, Shqipëria, Maqedonia e Veriut dhe diaspora, shkruan Portalb.mk.

Me qindra e mijëra tituj të ri nga fusha të ndryshme, të ri e të vjetër. Tema e sivjetme është ” Libri triumfon”, ndërsa përveç promovimit të veprave shtatë vëllimëshe për shtatë dekada krijimtari të Ismail Kadaresë dhe botimit dhe promovimit të ditarëve të Rexhep Qosjes (një komplet prej nëntë vëllimesh) , nga këshilli organizativ bëjnë me dije se do të përkujtohet edhe:

-120-vjetori i lindjes së Ernest Koliqit,

-110-vjetori i lindjes së Petro Markos dhe

-100-vjetori i lindjes së Jakov Xoxës.

Mbi 40 aktivitete, promovime, autorë , shkrimtarë,  ndërkombëtarë e kombëtarë, profesionistë të librit, botues, përkthyes e librarë.

Ceremonia e hapjes do të bëhet më sot në orën 12:00.

Panairi do të jetë i hapur për vizitorë çdo ditë nga 9:00-20:00. Panairi do të mbyllet më 11 qershor në orën 18:00.

Hyrja për vizitorë: pa pagesë!