Sot filluan seancat dëgjimore në Prokurori të përfaqësuesve ligjorë të viktimave të zjarrit në Koçan
Seancat dëgjimore e përfaqësuesve ligjorë të të gjithë viktimave të zjarrit në diskotekën e Koçanit “Puls” filluan sot dhe po zhvillohen sipas planit, në zyrat e prokurorive në Koçan, Shtip dhe Shkup, sipas orarit që u përcaktua drejtpërdrejt me familjet e viktimave në bashkëpunim me organizatën “Support Kocani”, njoftojnë nga Prokuroria, transmeton Portalb.mk.
Prokurorët publikë të cilët hetojnë zjarrin në diskotekën “Pulse” të Koçanit ditë më parë njoftuan se kanë filluar të marrin në pyetje përfaqësuesit e familjes – përfaqësuesit ligjorë të viktimave.
Nga Prokuroria Publike njoftuan se përmes deklaratave të dhëna para prokurorit publik, ata do të jenë në gjendje të ushtrojnë të drejtat e tyre si palë të dëmtuara dhe të bashkohen me ndjekjen penale.
“Ata gjithashtu do të jenë në gjendje të informohen drejtpërdrejt rreth progresit dhe fazës së procedurës, si dhe të ndajnë njohuritë e tyre rreth ngjarjes”, thanë nga Prokuroria Publike.
Seancat dëgjimore u përcaktuan nga sot 27.05 (e martë) deri më 29.05 (e enjte) në ambientet e prokurorisë publike në marrëveshje me palët e dëmtuara.
“Seanca të tilla dëgjimore janë individuale dhe një përfaqësues ligjor për secilën prej viktimave do të thirret pranë tyre për të folur në lidhje me të drejtat e tyre si palë të dëmtuara. Në deklaratë, ata do të jetë në gjendje të sugjerojë anëtarë të tjerë të familjes që mund të kenë dijeni rreth ngjarjes”, thanë nga Prokuroria.
Njëkohësisht, ende është aktive thirrja e prokurorisë drejtuar të gjithë të tjerëve që kanë dëshmi personale për aksidentin, informacione dhe prova në lidhje me punën e klubit “Pulse” në Koçan dhe kompanive të që kanë lidhje, si dhe njohuri në lidhje me punën e institucioneve përgjegjëse për ndërmarrjen e veprimeve, që t’i ndajnë ato me hetimin është ende aktiv.
Kjo mund të bëhet duke plotësuar këtë formular cili më pas duhet të dërgohet në formë elektronike në adresën [email protected].
Në zjarrin që ndodhi më 16 mars në diskotekën “Pulse” në Koçan, po atë ditë, jetën e humbën 59 persona, ndërsa më 4 prill, më 7 prill dhe 17 prill, ndërruan jetë edhe tre persona të tjerë, duke e çuar numrin total të viktimave në 62. Nga zjarri mbetën 196 të lënduar që u trajtuan brenda dhe jashtë vendit.
Një hetim është duke u zhvilluar kundër 68 individëve dhe tre personave juridikë për tragjedinë që tronditi të gjithë vendin.