KF Vardari me ankesë deri te Federata

Federata e Futbollit të Maqedonisë (FFM) ka pranuar një ankesë të Klubit të Futbollit Vardar në lidhje me ndeshjen e fundit kundër Tikveshit në kuadër të Kupës, transmeton Portalb.mk.

Ndeshja ndërmjet Vardarit dhe Tikveshit u zhvillua dje (28 tetor) në kuadër të ndeshjeve 1/8 së finales së Kupës, ku Tikveshi arriti të siguron kualifikimin së bashku me gjashtë ekipe të tjera.

“Më 29 tetor 2026, në Arkivin e Federatës së Futbollit të Maqedonisë (FFM) mbërriti ankesa e KF Vardarit për aktivizimin e parregullt të një futbollisti të GFK Tikvesh 1930 në ndeshjen e fazës së 1/8 së finales të Kupës së Maqedonisë, ndërmjet ekipeve të KF Vardarit dhe GFK Tikvesh 1930, e zhvilluar më 28 tetor 2026”, raportoi Federata në lidhje me aktivizimin e futbollistit Okere Ebube Wisdom.

Ata kërkojnë nga Federata që Tikveshi të eliminohet nga Kupa.