Sot fillon sezoni i ngrohjes në Shkup, çmimi për momentin mbetet i njëjtë

Komisioni Rregullator për Energjetikë dhe Shërbime të Ujit ka njoftuar që nesër do të fillon sezoni i ngrohjes në objektet e qytetit të Shkupit, ndërsa pritet të përfundon më 15 prill, transmeton Portalb.mk.

“Sezoni i ngrohjes fillon më 15 tetor dhe furnizuesi është i detyruar që në hapësirat për ngrohje, në periudhën nga ora 06:00 deri në orën 22:00 gjatë ditës, të mundësojë temperatura prej 20+1 gradë celsius”, njoftojnë nga Komisioni.

Komisioni theksoi që çmimet nuk kanë ndryshuar.

“Çmimi i energjisë termike do të mbetet i njëjtë. Do të sillet vendim i ri pasi të vendoset gyppërçuesi në urën e Bellasicës, me ç’rast do të mundësohen kushte për kalkulim të detajuar të kostove”, njoftojnë nga Komisioni.