Sot fillon linja e re ajrore Shkup-Pragë
Linja e re ajrore Shkup-Pragë e kompanisë “Wizz Air” fillon sot në Aeroportin Ndërkombëtar të Shkupit. Risia është pjesë e paketës së zgjerimit të njoftuar nga Qeveria që në verë, transmeton Portalb.mk.
Fluturimi i parë nga Shkupi në Pragë do të promovohet zyrtarisht sot dhe do të realizohet tre herë në javë, pra të hënën, të mërkurën dhe të premten.
Kjo linjë ajrore u njoftua në korrik të këtij viti nga zëvendëskryeministri dhe ministri i Transportit Aleksandar Nikolloski, duke njoftuar se është nënshkruar një Marrëveshje për pesë destinacione të reja që do të operojnë nga aeroporti i Shkupit, pra që nga nëntori do të ketë fluturime nga Shkupi për në Madrid dhe Stokholm, dhe nga dhjetori për në Pragë, Bari dhe Këln.
Sipas tij, aeroplanët e rinj do të nënkuptojnë më shumë turistë në Maqedoni, më shumë biznes dhe më shumë mundësi për të gjithë qytetarët në vend.
Në ngjarjen e sotme, përveç drejtorit të përgjithshëm të “TAV Macedonia”, Nexhat Kurt, do të marrin pjesë edhe ambasadori çek Jaroslav Ludva, shefi i komunikimeve në “Wizz Air”, András Rado, dhe ministrja e Energjisë, Minierave dhe Burimeve Minerale, Sanja Bozhinovska.
Artikulli i mëparshëm