Sot fillojnë ndeshjet e sezonit 2023/24 në Ligën e Parë në Maqedoninë e Veriut

Kampionati i Maqedonisë së Veriut për sezonin 2023/24 do të fillon të dielën, ku FC Struga e cila po luan ndeshjet evropian, do të tenton të mbron titullin kampion, transmeton Portalb.mk.

Në javën e parë do të zhvillohen dy derbi shqiptar. Struga Trim&Lum do të luajë kundër Gostivarit, ndërsa Voska Sport do të luan kundër Shkëndijës.

KF Shkupi do ta fillon kampionatin nesër nga ora 17:00 si mysafir i ekipit të rabotniçkit, Brera Strumica do të luan kundër Vardarit, kurse Bregallnica kundër Sileksit.

Në këtë kampionat, si debutues janë dy ekipe shqiptare, Voska Sport dhe Gostivari. Vardari gjithashtu kthehet në Ligën e Parë. Kampionati pritet të përmbyllet më 19 maj, kur pritet të luhet Java XXXIII-të.

Struga Trim&Lum do të provon të mbron titullin kampion, titull që e ka fituar për herë të parë në sezonin e kaluar, 2022/23. Ata në sezonin e kaluar ishin edhe finalist të Kupës, ku humbën përmes penaltive nga Makedonija Gj.P.