Sonte ndryshojnë çmimet për derivatet e naftës në Maqedoninë e Veriut

Në Maqedoninë e Veriut sonte do të ndryshojnë çmimet e derivateve të naftës, vendim i cili është marrë nga Komisioni Rregullator i Energjetikës dhe i Shërbimeve të Ujit në seancën e sotme, transmeton Portalb.mk.

“Çmimet e shitjes me pakicë të benzinës ЕUROSUPER BS-95 dhe ЕUROSUPER BS-98, të EURODIZELIT (D-Е V) dhe të VAJIT EKSTRA TË LEHTË PËR AMVISËRI (ЕL-1), ulen për 2,00 den/litër”, raportoi Komisioni.

Me këto ndryshime, prej nesër çmimi i shitjes për Eurosuper BS-95 do të jetë 84.5 denar për litër, BS-08 do të jetë 86.5 denarë për litër, Eurodizeli 74.5 denar, ndërsa Vahi ekstra i lehtë për amvisëri 73.5 denar.