Mbrëmë, Policia e Tetovës ka sanksionuar 14 pjesëmarrës në gara ilegale në autostradën Tetovë-Shkup

Policia e Tetovës, në periudhën nga ora 22:00 deri në 03:00 ka sanksionuar 14 vozitës për pjesëmarrje në gara ilegale në autostradën Tetovë-Shkup, raporton SDK, transmeton Portalb.mk.

Në periudhën nga ora 22:00 deri në 03:00, vozitësit e pakujdesshëm i shfrytëzojnë rrugët për gara automobilistike. Më shpesh këto gara ilegale zhvillohen në autostradën Tetovë-Shkup, nga pompa e benzinës “Makpetrol” në drejtim të Shkupit.

Duke vozitur me shpejtësi të madhe dhe duke garuar me njëri-tjetrin, këta vozitës jo vetëm që rrezikojnë rrjedhën normale të trafikut, por paraqesin  rrezik të madh edhe për pjesëmarrësit tjerë në trafik dhe shpeshherë edhe rrezikohet jeta e tyre.

Policia e Tetovës duke zbatuar fushatën “Verë e sigurt 2023”, ka ndërmarrë aktivitete intensive kontrolluese për të krijuar rend dhe siguri më të madhe në komunikacion. Në sulm u ndodhën pjesëmarrësit në gara të tilla gjatë natës si dhe ata shoferë që krijojnë shumë zhurmë me automjetet apo motoçikletat e tyre.

“Janë kryer aktivitete kontrolluese për parandalimin e organizimit të garave të paligjshme, ashtu që gjatë ditëve të kaluara në periudhën prej orës 22:00 deri në ora 03:00 janë kryer kontrolle gjatë të cilave nga ana e zyrtarëve policor të SPB Tetovës janë përjashtuar nga komunikacioni 14 vetura dhe janë dërguar kontroll teknik të çrregullt për të kontrolluar gjendjen teknike të mjeteve dhe zhurmën që kanë bërë. Nga ato automjete, 8 u konstatua se kishin defekt teknik ose bënin shumë zhurmë. Po ashtu, janë gjetur dhe sanksionuar 3 vetura, të cilat papritmas kanë rritur shpejtësinë me kërcitjen e rrotave, duke prishur kështu rendin dhe qetësinë publike në orët e vona të natës”, ka thënë zëdhënësi i SPB të Tetovës, Fatmir Rexhepi.

Të gjithë vozitësit, shkelës të ligjit  janë paraqitur në polici, ndërsa automjetet me defekte teknike janë përjashtuar nga qarkullimi.