Sofra e Iftarit, skenë që e dridh shpirtin

Ca minuta para se të perëndon dielli e të futet muzgu të gjithë anëtarët e familjes ishin ulur në sofër për të hëngër iftar, ishin mbledhur përreth ushqimit të shijshëm,  dhe pijeve të ftohta e të freskëta, të gjithë e presin zërin e myezinit që sinjalizon mbarimin e ditës dhe hyrjes së natës, sinjalizon mbarimin e agjërimit dhe fillimin e iftarit.

Është një skenë që e dridh shpirtin, tërheq vëmendjen dhe parashtrohet pyetje vallë çfarë i bëri gjithë këto persona të abstenojnë nga ushqimi dhe pijet e llojllojta dhe të ballafaqohen me vuajtjet e urisë, çfarë e bëri këtë djalosh të ri të duroj mu ashtu siç durojnë prindërit e tij, përgjigja e gjithë këtyre pyetjeve është se gjithë këta persona ndjejnë se janë të monitoruar prej All-llahut dhe shpresojnë të arrin kënaqësinë e All-llahut.

Peizazh i mrekullueshëm dhe i bukur momentin kur e dëgjojmë ezanin “All-llahu Ekber, All-llahu Ekber”  dhe duart fillojnë të lëvizin në drejtim të hurmave dhe ujit të freskët  në  këtë  mënyrë duke pasur të Dërguarin e All-llahut  (Paqja dhe Bekimi i Allahut qofshin mbi të!) i cili ka thënë: “Njerëzit do të vazhdojnë të jenë mirë përderisa e shpejtojnë Iftarin.”

Preferohet që gjatë kësaj periudhe para iftarit dhe gjatë ngrënies së iftarit të lutemi All-llahun me lutje të ndryshme ngaqë siç  është vërtetuar se lutjet gjatë iftarit nuk kthehen bosh dhe janë të pranuara i Dërguari i All-llahut ka thënë: “Tre personave nuk u refuzohet lutja; agjëruesit kur bën iftar, udhëheqësit të drejtë dhe atij që i është bërë padrejtësi”. Lejohet të bëhet dua me çfarëdo lloj lutje  dhe të kërkohet nga All-llahu  çfarëdo qoftë mirëpo lutja me e preferuar që duhet thënë dhe e ka thënë i Dërguari i All-llahut  është: “Kaloi etja, u mbushën venat dhe u arrit shpërblimi me lejen e All-llahut”.

I Dërguari i All-llahut  i nxiste myslimanët të  fillojnë iftarin me hurma e nëse nuk posedojmë hurma atëherë me ujë. I Dërguari i All-llahut (Paqja dhe Bekimi i Allahut qofshin mbi të) e fillonte iftarin me hurma  të njomë,  para se të falej, e nëse nuk gjente hurma të njoma, atëherë e çelte me hurmë e thatë, e nëse nuk gjente hurma të thata, atëherë pinte ujë.

I Dërguari i All-llahut  (Paqja dhe Bekimi i Allahut qofshin mbi të) hante iftarin para se të falej, fillonte me fjalën Bismil-lah .
Sa gëzim i madh e kaplon zemrën kur agjëruesi e përfundon agjërim e tij, duke shpresuar shpërblimin e All-llahut, është gëzimi i adhurimit dhe kënaqësia e nënshtrimit  si dhe afrimi tek All-llahu i Lartësuar. Ky gëzim e tejkalon gëzimin e iftarit  andaj i Dërguari i All-llahut (Paqja dhe Bekimi i Allahut qofshin mbi të) e përshkruan këtë gëzim me precizitet të madh dhe thotë: “Agjëruesin ka dy gëzime; një gëzim kur ai bën iftar, dhe një gëzim kur të takojë Zotin e tij”.

Në sofrën e iftarit agjëruesi i  kujton skamnorët dhe të varfrit të cilët gjatë tëri vitin ndoshta agjërojnë, ata gjithmonë janë në luftë me uri dhe etjen e as që shijojnë ushqimin e mos të flasim për llojshmërinë e ushqimeve, për këtë i Dërguari i All-llahut i nxiti myslimanet  t’i ushqejnë agjëruesit i Dërguari i All-llahut thotë: “”Kush e ushqen  një agjëruesi, ai ka shpërblim sikur ai që ka agjëruar duke mos iu pakësuar nga shpërblimi i agjëruesit asgjë.”

Shtoja kësaj ndjenjën e unitetit dhe solidaritetit të myslimanëve, ata  fillojnë iftarin në një kohë, askush nuk fillon më herët e  as ma vonë, vallë a ka ndonjë fe e cila i bashkon pasuesit e saj sikurse feja islame, kjo është feja e All-llahut dhe dhuntia më e madhe All-llahu i Lartësuar thotë: “Sot përsosa për ju fenë tuaj, plotësova ndaj jush dhuntinë Time, zgjodha për ju islamin fe”.

Vëlla i dashur lexues eja së bashku të përjetojmë këto kënaqësi të sofrës së iftari duke lutur All-llahun të na shtojmë mirësitë dhe bereqet.

Shkruan: Hoxhë Abdyl Fuga