Sindikatat e Shëndetësisë paralajmëruan “vjeshtë të nxehtë” nëse nuk u rriten pagat

Një numër i madh i anomalive në kontratat kolektive të punëtorëve shëndetësorë janë konstatuar në mbledhjen e sotme të sindikatave të pavarura për shëndetësi dhe geriatri në Ministrinë e Shoqërisë Informative dhe Administratës, transmeton Portalb.mk nga Radio Evropa e Lirë.

Sindikatat kanë dërguar kërkesa për zgjidhjen e kësaj çështje si në Ministrinë e Financave ashtu edhe në Ministrinë e Shëndetësisë, por nuk kanë marrë përgjigje.

Nëse nuk gjejnë zgjidhje deri në shtator, paralajmërojnë një “vjeshtë të nxehtë” me protesta bashkë me policinë.

“Në takim u vendos që në marrëveshjen kolektive ka një sërë anomalish sa i përket punëtorëve shëndetësorë, personelit administrativ shëndetësor dhe personelit teknik, të cilat duhet të zgjidhen gradualisht”, tha koordinatori nacional për sindikatat e pavarura të shëndetësisë, Bobi Bojçevski.

Ai shtoi se punonjësit e shëndetësisë mezi po mbijetojnë.

“Nëse këto gjëra nuk zgjidhen në shtator, ne do të kërkojmë protestë dhe do të kërkojmë rritje 30 përqind të pagave të punëtorëve shëndetësorë. Kur punëtorëve të tjerë mund t’u rritet paga për 30 përqind, ne ndihemi të diskriminuar në këtë shoqëri”, theksoi Bojçevski dhe paralajmëroi protesta masive në shtator, të cilat do të mbështeten nga të gjitha sindikatat.

Kryetari i Sindikatës së pavarur të mjekëve geriatrikë, Lazo Kostovski, tha se në mbledhjen e sotme është konstatuar që infermierët dhe paramedikët janë vendosur në staf teknik dhe duhet të menaxhohen si punëtorë shëndetësorë dhe pasi të menaxhohen si punëtorë shëndetësorë dhe koeficienti për ato duhet të jenë më i madh dhe nuk do të jenë në kategorinë minimale.

“Tani u takon punëdhënësve nëse do ta pranojnë këtë nga mbledhja e sotme dhe do ta fusin në dokumente apo do të vazhdojnë si më parë, të mos i njohin si punonjës shëndetësorë por të vazhdojnë si personel teknik, gjë që nuk është e drejtë”, theksoi Kostovski.

Ai ka bërë të ditur se në geriatri janë rreth 50 punonjës me kontratë dhe ka kërkuar që të ndryshohet ligji i cili do t’i lejojë këta punonjës në vend që të jenë me kontratë pesëvjeçare, të jenë me kontratë vetëm për gjashtë muaj.

Edhe Kostovski paralajmëroi gjithashtu një “vjeshtë të nxehtë” me protesta nëse deri në shtator nuk gjendet një zgjidhje me ministrat e Financave dhe Shëndetësisë.