Si do të jetë moti në RMV në natën e ndërrimit të viteve dhe më 1 janar?
Moti nesër do të jetë me diell dhe i ftohtë, me vranësira lokale të lehta deri në mesatare. Do të fryjë erë mesatare, ndërsa përgjatë lumit Vardar herë pas here erë e fortë nga veriu, transmeton Portalb.mk.
Në Shkup pritet mot kryesisht me diell dhe i ftohtë, me erë të moderuar veriore.
Parashikimi për 1 janar
Temperaturat minimale do të variojnë nga -12 deri në -2 gradë, ndërsa temperaturat maksimale do të jenë nga -1 deri në 7 gradë Celsius.
Moti do të jetë kryesisht me diell dhe i ftohtë, me erë të lehtë deri në mesatare nga veriperëndimi.