Turizmi shënoi rënie në Maqedoninë e Veriut

Në muajin qershor të vitit 2026 në Maqedoninë e Veriut janë regjistruar 113 436 turistë me gjithsej 221 608 net të kaluara, transmeton Portalb.mk.

Siç raporton Enti Shtetëror i Statistikave, në muajin qershor të vitit 2026, nga numri i përgjithshëm 22.8% ishin turistë vendor ndërsa 77.2% ishin turistë të huaj.

Numri i netëve të kaluara në muajin qershor të vitit 2026 është 221 608, prej të cilëve 29.2% janë turistë vendor dhe 70.8% janë turistë të huaj.

Në periudhën janar – qershor të vitit 2026, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit paraprak, gjithsej numri i turistëve është zvogëluar për 0.5%, respektivisht: te turistët vendor është zvogëluar për 3.1 %, ndërsa te turistët e huaj ka rritje për 0.3%.

Në periudhën janar – qershor të vitit 2026, krahasuar me të njejtën periudhë të vitit paraprak, numri i netëve të kaluara është zvogëluar për 1.5%, te turistët vendor është zvogëluar për 3.3%, ndërsa te turistët e huaj është zvogëluar për 0.7%.