Teatri i Tetovës sonte (11 maj) do të sjellë premierën e shfaqjes ‘Shtëpia pa dritare’, një vepër që premton të sjellë humor, por edhe reflektim për realitetin që na rrethon, transmeton Portalb.mk.
“Shtëpia pa dritare” trajton tema të ndjeshme dhe aktuale, duke sjellë para publikut një rrëfim të fuqishëm artistik, i cili synon të nxisë reflektim dhe diskutim.
Komedia vjen me regji dhe skenar të Saimir Gongos dhe asistete të regjisë Sheqerie Ilazi.
Skenorgrafia nga Bige Kocishta, për kostumet u përkujdes Azra Mehmedi ndërsa për muzikën Blerim Qamili.
Në skenë do të luajnë aktorët: Muzafer Etemi, Merita Limani, Petrit Neziri, Elmir Sejfullai, Sheqerije Ilazi, Arta Zejneli, Hasim Memishi, Sami Mustafa, Vullnet Kuçi, Bekim Jahiu dhe Arlind Selimi.
Shfaqja do të jepet edhe më 13 maj në ora 20:00.
Bileta kushton 300 denarë dhe mund të merren te biletaria e teatrit çdo ditë nga ora 11-16, ose mund të rezervohen përmes telefonit 070-880-711 apo rrjeteve sociale të teatrit.
