“Shtegtimi i derrave të egër” nga Zhang Guixing, libër me disa shpërblime letrare tajvaneze

Portalb.mk ju njofton me librin e parë të përkthyer nga kinezishtja të sh.b ”Shkupi” e që njëherit është autor i shquar tajvanez. Bëhet fjalë për ”Shtegtimi i derrave të egër” nga Zhang Gui Xing. Për më tepër rreth këtij romani lexojeni shkrimin në vazhdim.

kopertina e librit
kopertina e librit

Zhang Gui Xing (1956), është romancier tajvanez me origjinë malajziane, i cili ka lindur në vitin 1956, në Sarawak (tani Borneo Veriore), Malajzi. Zhang Guixing u shpërngul në Tajvan në vitin 1976 për të ndjekur studimet në Universitetin Kombëtar të Tajvanit, ku diplomoi si profesor i anglishtes. Më vonë u punësua në një shkollë të mesme në Taipei për gati dyzet vjet. Gjatë asaj kohe, ai po shkruante një seri romanesh, shumë prej të cilave frymëzimin kryesor e kishin nga vendlindja e tij në Borneo dhe pjesërisht në Tajvan.

Vepra e tij, “Shtegtimi i derrave të egër”, u botua në Tajvan në vitin 2019, pas më shumë se njëzet vjet pune në të dhe u kurorëzua me katër çmimet më prestigjioze letrare tajvaneze:

Openbook Award (2018),Taiwan Literature Award (2019),Golden Tripod Award (2019) dhe Taipei Book Fair Award (2019). Ky është libri i parë që botohet në gjuhën shqipe nga Shtëpia botuese “Shkupi”, e që i takon letërsisë tajvaneze (kineze).

Autori Zhang Guixing lindi në 1956 në Borneo, një vend post-kolonial, i cili ishte në proces të formimit. Ai i takon të ashtuquajturës pakicë etnike, duke përfshirë letërsinë e saj, e cila figuron më pak se 40 vite dhe është në rrugën e izolimit sepse në këtë fazë të formimit të shteteve nacionale, e gjithë letërsia mund të konceptohej vetëm nga konteksti i supremacisë së një gjuhe, të një populli dhe të vendlindjes së tij.

Megjithatë, ajo që ne e kemi quajtur nacionalizëm nga një “distancë e largët” kineze, do të prodhojë një efekt tjetër, nga Tajvani, kësaj here, azil i letërsisë sinofone nga Malajzia. Kuomintang, partia që u strehua në një ishull pas disfatës, në vitet e gjashtëdhjeta zhvilloi një politikë nacionaliste që kishte për qëllim për të promovuar arsimin nga ata që i konsideronte racistë sipas një parimi, të trashëguar nga fundi i shekullit të 19-të, si bashkë atdhetarë, ose të ashtuquajturit emigrantë të një gjaku jashtë kufijve të shtetit.

Shkuarja e Zhang Guixing-ut ne moshën 20 vjeçare në Tajvan (në vitin 1976), karakterizohet si një moment shumë i rëndësishëm historik. Ideja e kthimit kulturor së shpejti do të zhduket përpara ndryshimeve të thella në shoqërinë tajvaneze: në këtë kontekst kemi heqjen e ligjit ushtarak që në vitin 1987 dhe fillimin e një procesi me një qasje demokratike në pushtet për tajvanezët etnikë dhe afirmimin e një ndërgjegjeje kombëtare të ndarë nga Kontinenti.

Përmes krijimit të këtij mikro-kozmosi te romani i tij “Shtegtimi i derrave të egër” në fshatin Bouk, ne veri të Borneos, (fundi i viteve 1930 deri në mbarim të Luftës së Dytë Botërore), autori Zhang i rikthehet të kaluarës me temat dhe historinë specifike të letërsisë kinezo-malajeze, duke ridefinuar raportet, vendin e tij të lindjes (autori përmes kësaj vepre ka treguar se në një distancë jo shumë të largët nga vendlindja e tij, Lutong, ekziston një vend i quajtur “Kambrusa e derrave të egër”).

Realizmi magjik i Zhangut përshkruhet si një rezultat i jashtëzakonshëm që nuk është arritur kurrë më parë, madje krahasuar atë edhe me realizmin parësor të ithtarëve të “ngjyrës lokale”: si p.sh. integrimi i Orang Minyak-ut, Pontianak-ut dhe krijesave të tjera mbinatyrore të magjisë së zezë malajziane, perceptimet intime të realitetit të hidhur, një realitet i mahnitur i fëmijëve, në një pëlhurë narrative besnike ndaj realiteteve materiale dhe historike të vendit.

Megjithatë, rrëfimi i Zhangut nuk ka për qëllim çrrënjosjen e këtij realiteti ose përgatitjen e ndonjë projekti të ri kombëtar. Bazuar sipas të dhënave nga periudhat e mëhershme, nuk bëhet më fjalë për “ndërtimin e kullës së hekurt të letërsisë Sinofone në Detin e jugut”, e aq më pak për pjesëmarrjen në korpusin e letërsisë kombëtare të Malajzisë (pa përmendur atë të Kinës kontinentale ose Tajvanit). Rindërtimi i kësaj hapësire kohore, është një realitet që synon drejt një pastrimi të hapësirës letrare, me ndihmën e këtyre teknikave heretike transnacionale, që nxisin pak më shumë autonominë e saj, duke depërtuar në letërsinë botërore.

Shikuar nga këndvështrimi letrar, nga njëra anë, kjo mund të krahasohet me dëshirën e ithtarëve të modernizmit për të ushqyer një gjuhë të re popullore në këtë roman kolosal popullor (kombëtar), këtu autori Zhang, në mënyrë të drejtpërdrejtë huazon një numër të madh të imazheve dhe shprehjeve ( si për shembull, ndër të tjera, vizionin halucinativ të Tortue Molle, stolat e peshqve mbytin luspat e tyre, zogjtë palosin krahët e tyre), ndërsa nga ana tjetër, njëkohësisht bën një “melanzh” me elementet e gjalla të tekstit me jetën e përditshme të personazheve të tij, si dhe pseudonimet që fëmijët i vënë vetes (Grand Sage, Bébé Rouge) ose skenat e tyre komike teatrale, në këtë mënyrë duke kontribuar në ankorimin historik, pikërisht në momentin kur idioma kombëtare ishte në proces të ndërtimit duke iu referuar një kulture popullore. Megjithatë, tani gjuha mund të përshkruhet jo më shumë se realiteti i një realizmi magjik, e cila në horizontin e saj ka një komunitet të determinuar, që ka të vetmin qëllim krijimin e një bote të fiksionit.

(Fragmente nga vështrimi i Pierre-Mong Lim për librin “Shtegtimi i derrave të egër” nga Zhang Guixing, botuar në shqip nga Shtëpia botuese “Shkupi” nga Shkupi, në vitin 2023).