Shtatë zjarre aktive në RMV, arriti ndihmë nga Republika Çeke dhe Sllovenia

Në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut janë regjistruar gjithsej 27 zjarre në hapësirë të hapur, nga të cilat: Aktive: 7, nën kontroll: 3, të shuar: 17, transmeton Portalb.mk.

Zjarre aktive: 7

1. Komuna e Vasilevës, Radovishit dhe Berovës: f. Niviçinë – mali Golem Goten dhe malet e Maleshevës (pyll i ulët, bredh, shkurre dhe vegjetacion i ulët)
2. Komuna e Prilepit: f. Beshishte, vendi i quajtur Kodra Beshishtës, degë drejt f. Gradeshnicë (Kom. Novacit) dhe drejt kufirit me Greqinë – nuk intervenohet për shkak të detonimeve (pyll i përzier)
3. Komuna e Prilepit dhe Kavadarit: mes fshatrave Careviq, Smolanë, Radobil dhe Dren (Prilep), dhe Galishte e Trstenik (Kavadarci) (pyll i përzier dhe vegjetacion i ulët)
4. Komuna e Brodit: mes fshatrave Qreshevë, Lokvicë dhe Krapë (pyll degradues me lis, shkurre dhe vegjetacion i ulët)
5. Komuna e M. Kamenicës: f. Qosevicë (pyll me pisha)
6. Komuna e Çashkës: f. Oreshe (vegjetacion i ulët dhe pyll ahu)
7. Komuna e Kërçovës: f. Gorno Cërsko (vegjetacion i ulët dhe pyll i ulët)

Zjarre nën kontroll: 3

1. Komuna e Brodit: f. Greshnicë (pyll i përzier dhe bar i thatë)
2. Komuna e Shtipit: mes fshatrave Dragojevë dhe Sellcë (pyll i ulët, shkurre dhe bar i thatë)
3. Komuna e Karbincit: f. Junuzli (pyll)

Zjarre të shuara: 17

1. Komuna e Manastirit: rr. Ignjat Atanasovski (vegjetacion i ulët)
2. Komuna e Vasilevës: f. Bosillovë (deponi)
3. Komuna e Kumanovës: f. Umin Dol (vegjetacion i ulët)
4. Komuna e Ohrit: f. Gorno Llakocerej (kashtën e mbetur – stërnishte)
5. Komuna e Kumanovës: lagjja Bedinje (vegjetacion i ulët)
6. Komuna e Tetovës: përgjatë autostradës Tetovë – Shkup (vegjetacion i ulët)
7. Komuna e Gostivarit: f. Debreshë (vegjetacion i ulët)
8. Komuna e Krivogashtanit: f. Godivje (vegjetacion i ulët dhe hangar)
9. Komuna e Resnjës: f. Kisha e Bardh (mbeturina – deponi)
10. Komuna e Bosilevës: f. Monosipitovë dhe f. Bankso (deponi)
11. Komuna e Staro Nagoriçanit dhe Kumanovës: fshatrat Oblavcë, Beljakovcë, Dovëzencë, Rugjinë – zjarri u përhap drejt fshatrave Dimoncë dhe Konjuh (Kom. Kratovë), duke rrezikuar shtëpi dhe objekte ndihmëse (vegjetacion i ulët)
12. Komuna e Kriva Pallankës: f. Nëravë (pyll me pisha të larta)
13. Komuna e Ilindenit: mes fshatrave Mërshevc dhe Buçincë (stërnishte)
14. Komuna e Petrovecit: Katllanovë – f. Çifllik (vegjetacion i ulët, shkurre dhe pyll me lis)
15. Komuna e Shuto Orizarit: rr. Brsjachka Buna (mbeturina – deponi)
16. Komuna e Zhelinës: mes fshatrave Cerovë dhe Grupçin (pyll i ulët dhe i degraduar)
17. Komuna e Resnjës: f. Dollno Perovë (drurë eukalipt, shelgje, kallamishtë dhe bar i thatë)

Drejtori i Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim (DMSh), Stojançe Angelov, informoi se Republika Çeke dhe Sllovenia dje ofruan ndihmë në përballimin e zjarreve në vend.

Ndihma, siç njoftoi Angelov në një videomesazh pasdite, përfshin një helikopter Black Hawk nga Republika Çeke dhe 50 zjarrfikës dhe automjete speciale për shuarjen e zjarreve në pyje nga Sllovenia.

Ngjashëm si vitet e kaluara, edhe këtë vit Maqedonia e Veriut përballet me shumë zjarre në pyje.

Madje, në vitin 2024, 126 zjarre pyjore dogjën mbi 94.000 hektarë në Maqedoni, që është pothuajse aq sa dhjetë vitet e mëparshme së bashku, sipas të dhënave nga Sistemi Evropian i Informacionit për Zjarret në Pyje (EFFIS).

Kujtojmë dhe se në RMV është ndaluar lëvizja në pyje që nga 1 korriku e deri në fund të gushtit.