Shqiptarët dhe maqedonasit, popujt më jo-intelegjentë në Evropë (Infografik)

Banorët e Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë kanë koeficient mesatar të inteligjencës (IQ) më të ulët në Evropë. Rezultatet që i publikoi “World Population Review” tregojnë se IQ mesatarja e maqedonasve është 81.91, ndërkaq së bashku me Maqedoninë e Veriut në fund të Evropës janë edhe banorët e Shqipërisë me koeficient mesatar të inteligjencës prej 81.75, shkruan Meta.mk, transmeton Portalb.mk.

Koeficienti mesatar i inteligjencës është publikuar për pothuajse të gjitha vendet në “World Population Review”, me çka rezultati i përgjithshëm është nxjerrë nga një seri testesh ose sub-teste të standardizuara për të vlerësuar inteligjencën njerëzore. Në përgatitjen e rezultateve, në hulumtim janë përfshirë edhe sub-teste për vlerësime të diturisë për matematikë dhe shkenca natyrore, si dhe lexim. Në mesin e të dhënave që përdoren për të nxjerrë koeficient mesatar të inteligjencës janë ato të testimit ndërkombëtar PISA.

Në kornizat evropiane, me koeficient mesatar më të lartë të inteligjencës janë qytetarët e Bjellorusisë, Finlandës, Lihtejnshtajnit dhe Gjermanisë. Japonezët janë më të zgjuarit në botë me IQ mesatar 106,48. Pas tyre, janë qytetarët e Tajvanit (106.47), Singapurit (105.89), Hong Kongut (105.37), Kinës (104.1) dhe Koresë së Jugut (102.35).

Popullsia e Nepalit (42.99), Liberia dhe Sierra Leone (45.07) dhe Guatemala (47.72) janë në fund sipas IQ mesatare në botë.

Në vendet e Ballkanit të dhëna mesatare të IQ-së nuk ka për popullsinë e Kosovës. Pranë nesh sipas IQ-së janë boshnjakët (88.54), turqit (86.8) dhe malazezët (85.78). Më lart në listë janë banorët e Serbisë (89.6), Greqisë (90.77), Bullgarisë (90.99) dhe Kroacisë (95.75).