Shqipe Saraçini në OpenMic: Në momentin që i shmangim dhimbjet para lindjes i shtojmë dhimbjet pas lindjes
Në episodin e 25 të OpenMic në Portalb.mk flasim me gjinekologen Shqipe Saraçini.
Me Shqipen biseduam rreth shëndetit të grave, lindjeve normale, lindjeve cezariane, sëmundjeve vaginale dhe shumë çështje të tjera rreth mjekësisë.
”Unë çdoherë aludoj në lindje normale, çdoherë pacienteve të mia, dikush si opsion diku shumë të fundit ua lë lindjen cezariane”, tha Saraçini.
Ajo foli më tepër për këto dy lloje të lindjeve.
“Komplikimet mund të ndodhin si në lindjen natyrale si në cezariane, mirëpo rikuperimi i pacientes, rikuperimi i gruas, pas lindjes normale është shumë shumë më i shpejtë dhe më i lehtë”, tha Saraçini.
Gjinekologia mes tjerash foli edhe për sëmundjet në fushën e gjinekologjisë.
Për më tepër ndiqeni episodin e plotë.