Shqetësimet, shpenzimet, pritjet e qytetarëve të RMV-së dhe Ballkanit Perëndimor, sipas anketës së Barometrit
Qytetarët e Bashkimit Evropian dhe të Ballkanit Perëndimor kanë prioritete dhe pikëpamje të ndryshme jetësore, tregon një anketë e Eurobarometrit, e kryer në pranverë të këtij viti, raporton Radio Evropa e Lirë.
Derisa ata të BE-së mbeten të përqendruar në çështje të sigurisë që lidhen me pushtimin rus të Ukrainës, në Ballkanin Perëndimor më të shqetësuar janë për rritjen e çmimeve të ushqimeve, krimin, korrupsionin dhe cilësinë e kujdesit shëndetësor.
Anketa shpërfaq, gjithashtu, dallime mes vendeve të Ballkanit Perëndimor, sidomos Serbisë dhe pjesës tjetër të rajonit, për sa i përket optimizmit, besimit në BE, mosbesimit në NATO dhe mbështetjes për anëtarësimin e mundshëm.
Në Maqedoninë e Veriut qytetarët janë të shqetësuar më shumë për shpenzimet e jetesës, krimin dhe një pjesë për shëndetësinë.
Më shumë se gjysma e të anketuarve mendojnë se gjendja me punësimet është e keqe, sikurse mendojnë se gjendja aktuale në vend është e keqe.
Në pyetjen se a është vendi juaj në rrugë të mirë, 43 njësi kanë thënë mirë, ndërsa 51 keq.
Sa i besojnë qytetarët Bashkimit Evropian, 54 njësi kanë votuar PO, ndërsa 42 JO, ndërsa 63 i besojnë NATO-s, ndërsa 34 nuk i besojnë.
Ndryshe, edhe përkundër rënies së besimit të qytetarëve të Maqedonisë së Veriut ndaj Bashkimit Evropian, nga 56% në 54% sipas Eurobaarometrit, njohësit e çështjeve eurointegruese inkurajojnë me faktin se eurointegrimet po mbahen si debat në publik. Të tjerë mendojnë se me rënien e besimit, zvogëlohet edhe presioni publik për të vazhduar në rrugën drejt Bashkimit Evropian.
Maqedonia e Veriut duhet t’i bëjë ndryshimet kushtetuese për të vazhduar rrugën drejt BE-së. Ndryshimi kushtetutës përfshin shtimin e bullgarëve dhe etnive tjera në Kushtetutë. Kjo vjen si rezultat i asaj që Maqedonia e Veriut pas 17 vitesh me 19 korrik të vitit 2022 filloi bisedimet qasëse me BE-në me mbajtjen e konferencës së parë ndërqeveritare, pas miratimit të propozimit francez të cilin Maqedonia e Veriut e miratoi më 16 korrik 2022.
Ndryshimi i Kushtetutës kërkon shumicë prej dy të tretash dhe negociatat me BE-në nuk do të fillojnë derisa të bëhen këto ndryshime.
- LEXO: Rruga drejt BE-së: Maqedonia e Veriut ngec, shqiptarët besojnë ende
- LEXO: Kos u ofrua të ndërmjetësojë për zgjidhjen e çështjeve dypalëshe midis RMV-së dhe Bullgarisë
- LEXO: Brukseli insiston në Planin A, Mickoski kthehet në ngatërresat ballkanike të vitit 1956- 1965
- LEXO: Kallas për zhbllokimin e integrimeve evropiane të RMV-së: Ka mundësi të bëjmë diçka
- LEXO: Kosta: Nuk ju duhet plan B për hyrje në BE, përqendrohuni te plani A