Shpërthim masiv në qendër të Parisit, të paktën 24 të plagosur

Të paktën 24 persona, përfshirë shtatë në gjendje të rëndë, u plagosën në një shpërthim masiv që tronditi qendrën e Parisit sot në mbrëmje, raportojnë mediat lokale, transmeton Anadolu.

Trupat e ushtrisë, policia, rreth 230 zjarrfikës dhe shërbime të tjera emergjente nxituan në vendin e ngjarjes në Qarkun e Pestë, sipas transmetuesit BFMTV, i cili shtoi se shumë njerëz mbeten nën rrënojat e ndërtesave të shembura.

Nënkryetari i bashkisë së Parisit, Edouard Civel, tha se incidenti mund të jetë shkaktuar nga një shpërthim gazi, duke apeluar deri te banorët të qëndrojnë larg zonës.

Megjithatë, Prokuroria e Parisit tha se shkaku i shpërthimit mbetet i panjohur dhe se një hetim është duke u zhvilluar për të përcaktuar detajet e incidentit.

Policia tha se zjarri që shpërtheu pas shpërthimit është vënë nën kontroll dhe se ekipet e shpëtimit po kërkojnë nëpër rrënoja për të mbijetuar.