Shkupi, Tetova, Manastiri e Kumanova janë qytetet që fituan gjithsej 10 milionë euro nga programi i Bashkimit Evropian

Ambasadori Dejvid Gir dhe këshilltari i UNOPS-it për Maqedoninë e Veriut, Xhijani Volpin, në prani të ministres së Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Kaja Shukova dhe kryetarëve të komunave të Manastirit, Toni Konjanovski, të Tetovës, Bilall Kasami dhe kryetarit të Komunës së Kumanovës, Maksim Dimitrevski, promovuan  programin “BE për ajër të pastër”, raporton MIA.

Është një projekt me vlerë prej 10 milionë euro që duhet të kontribuojë në uljen e ndotjes së ajrit në Shkup, Manastir, Kumanovë dhe Tetovë, si qytetet më të prekura nga ndotja e ajrit dhe mjedisit jetësor”, theksoi Dejvid Gir, shef i delegacionit të BE-së në Maqedoninë e Veriut.

“Ky projekt ka për qëllim zëvendësimin e ngrohësve të vjetëruar dhe joefikas në shtatë objekte publike që ndotin ajrin në Shkup, Manastir, Kumanovë dhe Tetovë. Me këtë projekt do të dhurohen gjashtë autobusë ekologjikë për qytetin e Shkupit dhe do të mbillen 6000 pemë në katër qytetet më të mëdha. Në kuadër të projektit do të vazhdohet me zgjerimin e rrjetit të qasjes për ngrohje qendrore në Shkup, si dhe do të sigurohen dhe instalohen stacione për matjen e cilësisë së ajrit”, theksoi ambasadori Gir.

Nënshkrues i programit “BE për ajër të pastër”, është edhe zyra e UNOPS në Maqedoninë e Veriut, e cila, siç tha këshilltari Xhijani Volpin, është i ngarkuar për përmirësimin e jetës së qytetarëve.

“Ndotja e ajrit është një nga kërcënimet më të mëdha shëndetësore për shëndetin e njeriut. Ndotja e ajrit është veçanërisht e lartë në qytetet e vendeve në zhvillim, dhe Maqedonia e Veriut nuk është përjashtim. Në tre vitet e ardhshme, me mjete prej 10 milionë eurosh, pritet të ndikojë dukshëm në cilësinë e ajrit në Shkup, Manastir, Kumanovë dhe Tetovë. Qëllimi ynë parësor është të reduktojmë ndotjen e ajrit dhe të mbrojmë shëndetin e banorëve të qytetit”, tha Volpin.

Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor shënon se në vitet e fundit gjithnjë e më shumë rritet vetëdija për mjedisin jetësor”, informon ministrja në MMJPH, Kaja Shukova.

“Vetëm së bashku mund t’i arrijmë qëllimet dhe të ulim ndotjen e ajrit. Është rritur ndërgjegjësimi tek qytetarët, në komuna, tek të gjithë partnerët që mund ta ndihmojnë ministrinë në përmbushjen e qëllimeve strategjike të përcaktuara në dokumentet planifikuese nga fusha e mjedisit jetësor. Ajo që do të realizohet në kuadër të këtij projekti është përcaktuar para disa vitesh dhe do të ndihmojë shumë në katër komunat”, theksoi ministrja Shukova.

Mirënjohje publike për përfshirje në projektin “BE-ja për ajër të pastër shprehën kryetarët e komunave të Manastirit, Toni Konjanovski, të Tetovës Bilall Kasami dhe kryetari i komunës së Kumanovës, Maksim Dimitrievski.