Shkupi në ritmin e verës: Yll Limani me ‘live show’ në stadiumin e ARM-së
Shkupi po përgatitet për një mbrëmje të veçantë muzikore këtë verë, kur më 20 gusht, në Stadiumin e ARM-së, një nga këngëtarët më të dashur për publikun, Yll Limani sjell koncertin e tij live, shkruan Portalb.mk.
Me një repertor të pasur hitesh dhe një bend prej 10 muzikantësh profesionistë, artisti premton një koncert të mbushur me emocione, energji dhe performancë ‘live’.
Koncerti pritet të zgjasë mbi 90 minuta dhe pritet të këndohen mbi 30 këngë.
Hapjen e mbrëmjes do ta bëjë këngëtari Florent Abrashi me bendin e tij.
“Ky koncert nuk është vetëm një ngjarje, është simbol i një epoke të re të zëshme, moderne dhe emocionale”, thonë organizatorët.
Deri më tani sipas organizatorëve janë shitur 60% e biletave.
Biletat janë të ndara në tre kategori: Fan Pit, Parter dhe VIP.
Biletat mund të merren online përmes platformave: Avalonbooking.mk, Karti.com.mk, Rave-travel.com, Kick-tick.com.
Biletat mund të merren edhe në pikat fizike të shitjes.

Koncerti organizohet nga Avalon International Booking në bashkëpunim me Three60 Music dhe konsiderohet si një nga ngjarjet më të mëdha të sezonit në kryeqytet.
Kujtojmë që Yll Limani pati dy net të koncertit live dhjetorin e vitit të kaluar në Prishtinë.