Shkup, Beni Shaqiri drejtori i ri i Qendrës Kulturore Rinore

Muzikanti Beni Shaqiri është zgjedhur drejtor i Qendrës Kulturore Rinore, i cili sipas informacioneve tashmë në mëngjes ka ardhur në punë, transmeton Portalb.mk.

Shaqiri ishte një nga kandidatët, së bashku me producentin e diplomuar dhe punëtorin e filmit Nikola Madiq dhe Vladimir Stojçevski, producent dhe profesor i diplomuar.

Shaqiri zëvendëson Nikola Aleksov, një detektiv i diplomuar, i cili u emërua në post në janar pasi kryetarja e Qytetit Danela Arsovska shkarkoi Vanço Bogoevin.

Me 30 nëntor Qyteti i Shkupit publikoi shpallje për zgjedhjen e drejtorit të Institucionit Publik Qendra Kulturore Rinore (QKR) – Shkup. Në shpalljen e publikuar kriteret nuk ishhin rigoroze – kërkohej që kandidati të jetë shtetas i Maqedonisë, të mos ketë vendim gjyqësor me të cilin i ndalohet kryerja e detyrës, të ketë të paktën 5 vjet përvojë në fushën e kulturës (ose projekte në fushën e kulturës) dhe një vërtetim/çertifikatë ndërkombëtare për njohje të gjuhës angleze.