Shkollat dhe çerdhet e RMV-së mund të aplikojnë për rregullimin e hapësirave të gjelbra

Të gjitha shkollat e Maqedonisë së Veriut do të mund të aplikojnë vazhdimisht në mundësinë e ofruar nga kompania DM, në bashkëpunim me Shoqatën Maqedonase për Ekologji dhe Ministrinë për Arsim dhe Shkencë, transmeton Portalb.mk.

Ekipi profesionit i përbërë nga përfaqësuesit e kompanisë FM dhe SHME-së, do të vlerësoje projektet e propozuara nga shkollat. Projektet mund të dorëzohen deri më 30 gusht të vitit të ardhshëm, në çdo kohë.

Në shtator, tetor, nëntor, mars, prill dhe maj do të mund të pranohen nga 2 projekte në muaj. Vlera maksimale e projektit nuk duhet të tejkalojë 120 mijë denarë.

KËTU do të mund të bëhet aplikimi për mbështetje financiare.