Shfaqja “Njeriu që pa vdekjen me sy” mbylli Festivalin e Teatrit në Tetovë, prermiera e nikoqirëve u shty për më tutje
Me shfaqjen “Njeriu që pa vdekjen me sy” me autor Viktor Eftimiu, nën regji të Elmir Sejfullait, e cila u vu në skenë nga Teatri i Gostivarit, u mbyll edicioni i 10-të i Festivalit të Teatrit në Tetovë. Ndonëse festivali ishte i paraparë të vazhdojë edhe sot me permierë nga Teatri i Tetovës, shfaqja është shtyre për më tutje për shkaqe teknike, shkruan Portalb.mk.
Shfaqja fliste për një zotni të pasur, të lodhur nga jeta dhe i etur për të kuptuar kuptimin e saj, shpëton nga vetëvrasja një vagabond të varfër.
Ajo që nis si një akt human shndërrohet në një marrëdhënie të çuditshme.
Në këtë rrugëtim ironik dhe dramatik, jeta dhe vdekja shfaqen si dy fytyra të së njëjtës enigmë.
“Njeriu që pa vdekjen me sy” është një thirrje për reflektim mbi atë që na bën njerëzor dhe mbi kufijtë e lirisë.
Festivali i Teatrit ishte i paraparë të vazhdojë edhe sonte me premierën e shfaqjes “Një përballje me vdekjen” nga Teatri i Tetovës, por shfaqja është shtyrë për më tutje për çështje teknike.
Me këtë përfundoi edicioni i dhjetë i Festivalit Ndërkombëtar të Teatrit të Tetovës.
Gjatë pesë netëve, publiku tetovar përjetoi një mozaik artistik ku u bashkuan skena, trupa dhe stile të ndryshme. Në skenën e Teatrit të Tetovës u prezantuan prodhime teatrore nga vendi dhe rajoni, duke dëshmuar se arti skenik është ura më e bukur që lidh kulturat dhe njerëzit.
Shfaqjet sollën tema që prekin thellë shpirtin njerëzor nga drama të historisë dhe identitetit, te komeditë që me ironi pasqyruan realitetin e përditshëm.
Çdo natë u shndërrua në një takim të vërtetë mes aktorëve dhe publikut, që reagoi me entuziazëm dhe respekt ndaj artit të mirëfilltë.