Sheshi “Skënderbeu” i shëmtuar nga mbeturinat, mungojnë shportat
Shkallët lëvizëse eletrike të sheshit janë të prishura, dhe mbi to janë hedhur mbeturina. Redaksia jonë vërejti se në hyrje të sheshit ka vetëm një shportë për mbeturina, përderisa mungojnë të tjera.
Biseduam me disa qytetarë, të cilët thanë se mbeturinat hidhen gjithandej, dhe ka raste kur nuk pastrohen, gjë që e shëmton sheshin.
Ata kërkojnë me urgjencë nga institucionet përkatëse të ndërmarrin masa për pastrimin e hapësirës publike.
Në lidhje me këtë çështje, kemi njoftuar dhe kërkuar informata te Komuna Qendër dhe Ndërmarrja Publike “Higjiena Komunale” Shkup.
Kujtojmë se nga 17 nëntori 2025, në Shkup hyri në fuqi vendimi që ndalon hedhjen e mbeturinave nga ora 22:00 deri në 06:00, për të rregulluar menaxhimin e mbeturinave dhe për të parandaluar keqpërdorimin e kontejnerëve. Vendimi erdhi pas përkeqësimit të kushteve higjienike në qytet para zgjedhjeve lokale, kur Shkupi u stërmbush me mbeturina përderisa kryetare ishte Danela Arsovska.