Shënoi rënie dalja e votuesve në Tetovë, në krahasim me raundin e parë

Në Tetovë, dalja e votuesve gjatë raundit të dytë deri në orën 18:30 është më i ulët krahasuar me raundin e dytë. Sipas KSHZ-së, deri në orën 18 në raundin e dytë kanë dalë 44.35%, ndërsa në rrethin e parë 46.76%, raporton Portalb.mk

Në përgjithësi dalja në rrethin e dytë në komunat shqiptare është më i ulët krahasuar me rrethin e parë.

Sot zhvillohet rrethi i dytë i zgjedhjeve lokale, ndërsa dje votuan personat e sëmurë dhe të paaftë si dhe për të burgosurit. Votimi për këto kategori ka kaluar pa asnjë incident.