Bërvenica dhe Kërçova me dalje më të madhe të votuesve, dalje më të ulët ka Bogovina

Komuna e Bërvenicës me 53.21% dhe ajo e Kërçovës me 51.34.63% kanë daljen më të madhe deri në orën 18:30. Kjo pasi, në këto dy komuna bëhet një “luftë e ashpër” nëse do të fitojë kandidat shqiptar apo maqedonas. Dalje më të ulët, nga ana tjetër në komunat shqiptare kanë Bogovina me 39.29% dhe Struga me 40.14%, raporton Portalb.mk.

Në Kërçovë garojnë Fatmir Dehari i AKI-t dhe Aleksandar Jovanovski i VMRO-së, ndërkohë në Bërvenicë garon Haqim Ramadani nga VLEN dhe Jovica Ilievski nga VMRO-DPMNE.

Në përgjithësi dalja në rrethin e dytë në komunat shqiptare është më i ulët krahasuar me rrethin e parë.

Sot u zhvillua rrethi i dytë i zgjedhjeve lokale, ndërsa dje votuan personat e sëmurë dhe të paaftë si dhe për të burgosurit. Votimi dje dhe sot ka kaluar pa ndonjë incident.