SHBA-të dhe Kina ranë dakord për pauzë 90-ditore për uljen e tarifave me 115%
SHBA-të dhe Kina kanë rënë dakord të ulin ndjeshëm tarifat për mallrat e njëra-tjetrës për 90 ditë, pas negociatave të tyre fundjavën e kaluar, raporton The Guardian.
Duke folur në Gjenevë, sekretari i thesarit Scott Bessent thotë se “të dyja palët do t’i ulin tarifat e tyre me 115%”, pasi kanë rënë dakord për një pauzë 90-ditore.
Kjo është një ulje e ndjeshme e tensioneve në luftën tregtare që shpërtheu muajin e kaluar.
Para ditës së sotme, SHBA-të kishin ngritur tarifën e tyre ndaj Kinës në 145% (duke përfshirë tarifën prej 20% të shtuar për të trajtuar importet e fentanilit në SHBA), me Pekinin që u hakmor me tarifa prej 125% për importet amerikane.
Bessent u tha gazetarëve se “të dyja palët treguan respekt të madh” gjatë bisedimeve të tyre dhe se “të dyja kemi interes për një tregti të ekuilibruar”.