Shaqiri: Reformat themelore në arsim si e vetmja mënyrë për t’iu afruar standardeve të dëshiruara

Ne jemi tani dhe kemi qenë gjithmonë pjesë e Evropës. Është parimi udhërrëfyes për gjithçka që ne si Ministri e Arsimit dhe Shkencës kemi punuar vitet e fundit në fushën e ndërtimit të arsimit cilësor dhe afrimit deri tek standardet arsimore globale, tha ministri i Arsimit dhe Shkencës Jeton Shaqiri në panelin e diskutimit e titulluar “Perspektiva e të rinjve: Përmirësimi i cilësisë së arsimit maqedonas përmes integrimit në BE, në kuadër të fushatës “E ardhmja evropiane, më afër se kurrë” u mbajt dje në Shkup, transmeton Portalb.mk.

“Të kemi arsim evropian në shtëpi nuk është vetëm kërkesë që na imponon anëtarsimi në BE. Kjo është nevojë e nxënësve tanë, studentëve dhe të gjithë të tjerëve që formalisht dhe joformalisht përvetësojnë njohuri dhe aftësi dhe janë të përfshirë në sigurimin e tyre. Botë e cila është e integruar, dhe si e tillë duhet të jetë edhe arsimi”, potencoi Ministri, duke shtuar se e vetmja mënyrë për të përafruar cilësinë e arsimit vendas me standardet e dëshiruara është reformimi i plotë i tij. Ndryshimet në arsimin fillor bëhen me përfshirjen e  aktorëve të shumtë: mësimdhënës, autoritete profesionale dhe shkencore, shoqata qytetare, prindër dhe nxënës.

“Prapa Konceptit për arsimin fillor qëndron edhe Banka Botërore si dhe organizata të tjera relevante ndërkombëtare. Që në mënyrë graduale e realizojmë, përmes programeve të reja mësimore, investimeve në trajnimin e kuadrit të mësimdhënësve dhe përmirësimit të kapaciteteve të infrastrukturës. Qëllimi ynë është që nxënësit të fitojnë njohuri të zbatueshme, të mësojnë në mënyrë kritike, të mendojnë dhe të zgjidhin problemet, sepse arsimi fillor luan rol të rëndësishëm në përgatitjen e nxënësve për të ardhmen në Evropë. Programet mësimore nxisin ndërgjegjësimin global, promovojnë barazinë, ndërkulturalizmin dhe qytetarinë aktive, ndërsa qasja praktike ndaj vlerave evropiane realizohet përmes programit dhe projekteve Erasmus+ në kuadër të shkëmbimit transnacional të përvojave, në të cilat shkollat ​​fillore kanë mundësinë të përfshihen gjithashtu” theksoi Ministri

Ministri theksoi se Arsimi i mesëm profesional, është jashtëzakonisht i suksesshëm i rrëfimit europiano-maqedonas, ku shfrytëzojmë mundsinë  e ndihmës nga disa vende partnere, veçanërisht Zvicrës dhe Gjermanisë, në zhvillin e modelit të arsimit dual. Nëpërmjet arsimit të synuar teorik dhe praktik në mjedis real prodhimi, nxënësit e shkollave të mesme fitojnë njohuri, shkathtësi dhe aftësi dhe dhe janë kuadër i kërkuar nga kompanitë vendase dhe ndërkombëtare në zona, megjithëse me të njëjtin sukses mund të vazhdojnë me arsimin akademik.

“Në arsimin e lartë, postulati ynë është autonomia universitare dhe liria akademike, tha ministri, duke sqaruar se nga viti në vit po rritet numri i fakulteteve me akreditim ndërkombëtar të cilët realizojnë programe të studimit cilësorë, dhe janë nën kontroll të Agjencisë për Cilësi në Arsimin e Lartë. Përpjekjetë shtesë e proceseve që nënkuptojnë mundësi më të mira si për kuadrin mësimoro-shkencor ashtu edhe për studentët, përmes ndryshimeve në rregullore dhe miratimit të Ligjit të ri për Arsimin e Lartë. Me politikat në fushën e arsimit të lartë,  inkurajojmë gjithashtu mobilitetin e studentëve, profesorëve dhe kuadrit shkencor me qëllim për të  inkurajuar bashkëpunimin ndërkombëtar, shkëmbimin e njohurive, përmirësimin e zhvillimit personal dhe promovimin e kuptimit më të thellë të fushave të ndryshme akademike”, thuhet në njoftimin e Ministrisë.

Ministri Shaqiri tha se qëllimi strategjik i Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës është përforcimi i perspektivës evropiane për gjeneratat e tanishme dhe të ardhshme të të rinjve, deri në integrimin e tyre formal në familjen e madhe të BE-së.

Kujtojmë se nxënësit e shkollave të mesme profesionale do t’i nënshtrohen provimit akademik nëse dëshirojnë të vazhdojnë shkollimin në fakultet. Kjo risi ka kaluar në Qeveri së bashku me ndryshimet e tjera nga Ligji për Arsimin e Mesëm. Me lajmin, aplikimi i të cilit do të nisë nga viti 2025, krahas provimit akademik, futet edhe provimi i maturës profesionale. Ministri i Arsimit Jeton Shaqiri djenë një konferencë për media tha se procesin e provimit do ta kryejë Qendra Shtetërore e Provimeve (QShP) dhe se do të përgatisin pyetjet për testim.