Shaqiri: Deri në fund të javës të gjithë nxënësit do t’i marrin tekstet shkollore

Ministri i Arsimit dhe Shkencës Jeton Shaqiri tha se sot ka filluar dorëzimi i teksteve për klasën e gjashtë. Deri në fund të javës, siç ka treguar ai, pret që të dorëzohen të gjitha tekstet shkollore dhe nëse do të jetë nevoja do të kërkojë nga operatori ekonomik që të vazhdojë shpërndarjen gjatë fundjavës, transmeton Portalb.mk.

“Më gëzon fakti që sot në një pjesë të shkollave ka nisur dorëzimi i teksteve për klasën e gjashtë, i cili do të vazhdojë nesër dhe deri në fund të javës. Pres që të dorëzohen të gjitha tekstet shkollore, por nëse ka nevojë do të kërkoj nga operatori ekonomik të dorëzojë të shtunën dhe të dielën”, tha Shaqiri në një deklaratë për media pas panelit “Përfshirja e edukimit mediatik në arsimin fillor – përvojat dhe sfidat”.

Ai shtoi se në shtator kanë dorëzuar më shumë se 80 për qind të teksteve dhe për herë të parë pas dhjetë vitesh janë dorëzuar tekstet në arsimin e mesëm dhe pas 13 vitesh në arsimin profesional. Ai theksoi se nuk ka përgjegjësi të ndërhyjë kudo.

Sa i përket teksteve në shkollat ​​e mesme, ku nxënësit ankohen se po mësojnë nga tekstet e dëmtuara, Shaqiri thotë se disa nga shtëpitë botuese që kanë të drejtë pronësie kanë kërkuar shtyrje pesë-ditore në mënyrë që tekstet t’u sigurohen të gjithë nxënësve.

“Çdo tekst i miratuar vjen nga Komisioni Kombëtar i Teksteve. Nëse ka vonesë në dorëzim nga MASh, përgjegjësia është e ministrit. Të gjitha tekstet shkollore që janë miratuar nga shërbimi pedagogjik lëshohen menjëherë me kontratë për shtypjen e tyre. Fakti që ka procedura ankimore për tekste të caktuara nuk varet nga ministri”, tha Shaqiri.

Konfirmimi se nxënësit e klasave të treta dhe të gjashta nuk do të marrin tekste të reja sipas Konceptit të ri për arsimin fillor, erdhi në fund të gushtit nga përgjegjës të Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës.

Ministri Shaqiri ka premtuar se vonesa nuk do të jetë si vitin e kaluar shkollor e cila, siç tha, “nuk ka qenë i lehtë” sepse ka pasur programe të reja mësimor për katër klasa. Ky do të jetë vit ndryshe shkollor për shkak se MASH-i, theksoi Shaqiri, po përgatitet nga fillimi i këtij viti kalendarik.

Ndryshe, fëmijët e klasave të para, të dyta, të katërta dhe të pesta, materialet mësimore të të cilëve ndryshoheshin, nuk kishin libra vitin e kaluar shkollor. Në vend të librave, Ministria e Arsimit, së bashku me Byronë për zhvillimin e arsimit,  edhe atëherë përgatitën materiale për të ruajtur vazhdimësinë e teksteve.

Për disa klasa vonesa e teksteve vitin e kaluar zgjati deri në gjysmëvjetorin e dytë.