Rritje e shpenzimeve te ndërtimtaria në Maqedoninë e Veriut, theksohet rritja te punëtorët

Në Maqedoninë e Veriut është regjistruar rritje e shpenzimeve në ndërtimtari gjatë tremujorshit të dytë, nëse e krahasojmë me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar, transmeton Portalb.mk.

“Në tremujorin e dytë të vitit 2023, krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit paraprak, kostot e ndërtimit për objektet e reja për banim individual janë më të larta për 11.6 %, kostot për materiale për 5.4 % dhe kostot e punëtorëve për 24.5 %”, raportoi Enti Shtetëror i Statistikave.

Në krahasim me tremujorin e parë të këtij viti, gjatë tremujorit të dytë është regjistruar rritje e kostos për punëtorët 7.1 %, për materialet 1.4 %, ashtu që kosto e ndërtimit për objektet e reja të banimit individual janë më të larta për 1.5 %.