Rritje e numrit të turistëve në Maqedoninë e Veriut, këto janë katër shtetet që sollën më së shumti turisët

Në Maqedoninë e Veriut në dy muajt e parë të këtij viti kemi rritje të numrit të turistëve, krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar, transmeton Portalb.mk.

Gjatë dy muajve të parë të këtij viti janë regjistruar 101 587 turistë, prej të cilëve 65 mijë janë të huaj, ndërsa 36 mijë janë vendas. Numri i tyre ka shënuar rritje për 6 përqind, ashtu që të turistët e huaj kemi rritje më të madhe, 6.5 përqind.

“Të dhënat për numrin më të madh të turistëve të huaj sipas vendeve të origjinës: Turqi 5 011, Greqi 3 523, Serbi 3 278 dhe Gjermani 2 181”, raportoi Enti Shtetëror i Statistikave.

Enti raportoi që gjatë dy muajve të parë të këtij viti janë regjistruar gjithsej 198 635 net të kaluara, ashtu që 115 mijë janë prej turistëve të huaj.