Rritje e numrit të punëtorëve në industrinë e Maqedonisë së Veriut

Në Maqedoninë e Veriut është regjistruar rritje e numrit të të punësuarve për 1.3 përqind në industrinë e Maqedonisë së Veriut, krahasuar me gushtin e vitit paraprak. Nëse e krahasojmë me vitin 2015, kemi ulje të numrit të punësuarve për 0.6 përqind, transmeton Portalb.mk.

“Numri i punëtorëve në sektorin Minierat dhe gurorët gjatë muajit gusht të vitit 2023, krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit paraprak, shënon rënie për 1.7 %, në sektorin Industria përpunuese ka rritje nga 1.9 %, ndërsa në sektorin Furnizime me energji elektrike, gaz, avull dhe ajër të kondicionuar ka rënie nga 5.9 %”, theksoi Enti Shtetëror i Statistikave.

Rritje më e theksuar është regjistruar te reparti për prodhimin prodhimin e automjeteve motorike, rimorkiot dhe gjysmërimorkiot, ndërkohë ulje më e madhe te reparti i përpunimit të drurit dhe produkteve të drurit.