Rritje e çmimeve në sektorin e hotelerisë në Maqedoninë e Veriut

Në Maqedoninë e Veriut është regjistruar rritje e çmimeve të shërbimeve dhe produkteve në sektorin e hotelerisë në krahasim me muajin dhe vitin e kaluar, transmeton Portalb.mk.

“Indeksi i çmimeve te shërbime hotelerike në muajin nëntor të vitit 2023, në raport me muajin e njëjtë të vitit paraprak, ka shënuar rritje për 6.2 përqind”, sqaroi Enti Shtetëror i Statistikave.

Në periudhën janar-nëntor të këtij viti kemi rritje të çmimeve për 10.1 % në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar.

Rritje më e madhe është regjistruar te perimet për 29.1 përqind, nga nëntori i kaluar deri në nëntorin e këtij viti.