Nesër do të luhen vetëm dy ndeshje në Ligën e Parë në futbollin e Maqedonisë së Veriut

Dy ndeshjet e Ligës së Parë në futbollin e Maqedonisë së Veriut, në kuadër të javës së XV-të, do të zhvillohen nesër. Ndeshjet do të fillojnë prej orës 13:00, transmeton Portalb.mk.

Këto dy ndeshje ishin planifikuar për fundjavën e parafundit, por për shkak kushteve jo të favorshme të krijuara pas reshjeve, ndeshjet u anuluan.

Njëra ndeshje do të luhen në Strugë, ku Struga Trim&Lum do të luan kundër Voska Sportit, ndërsa në Kratovë do të luan Sileksi kundër Vardarit.

Ndryshe, në krye të tabelës gjendet Shkupi me 35 pikë nga 17 ndeshje, Struga me 33 pikë nga 16 ndeshje, Shkëndija me 32 pikë nga 17 ndeshje, me po aq ndeshje Gostivari i shtati me 31 pikë dhe Voska Sport me 17 pikë nga 16 ndeshje gjendet në pozitën e dhjetë.