Rritje e çmimeve në hotelerinë e Maqedonisë së Veriut

Në hotelet e Maqedonisë së Veriut është regjistruar rritje e çmimeve gjatë muajit gusht, krahasuar me gushtin e vitit të kaluar, transmeton Portalb.mk.

“Indeksi i çmimeve të shërbimeve hotelierike në gusht të vitit 2023, krahasuar me të njëjtin muaj të vitit të kaluar, është rritur për 6.9 %”, raportoi Enti Shtetëror i Statistikave.

Në këtë rritje ka kontribuar rritja e çmimeve të ushqimit për 5.7 %, duke u veçuar rritja e çmimeve të perimeve. Rritje tjetër është ajo te pijet joalkoolike për 13.9 %, strehimi 8.4 % dhe pijet joalkoolike për 7.6 %.

Krahasuar me muajin paraprak, në sektorin e hotelerisë nuk është regjistruar rritje e çmimeve, duke përjashtuar pijet joalkoolike me një rritje prej 0.3 përqind.

“Indeksi akumulativ i çmimeve të shërbimeve hotelierike për periudhën janar – gusht 2023 krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar është rritur me 11.7 %, ndërsa krahasuar në dhjetor 2022 është rritur me 3.5 %”, raportoi Enti.