“Ron Clark Story”, 55 rregullat e një mësimdhënësi për të zbuluar nxënësin e suksesshëm brenda çdo fëmijë

Portalb.mk ju sugjeron rregullat që mund t’i vendosni në klasë nga filmi “The Ron Clark Story” i cili bazohet në një ngjarje të jetës reale, ku një mësues i ri, kreativ dhe idealist largohet nga vendlindja e tij në Karolinën e Veriut për të dhënë mësim në një shkollë publike në Nju Jork. Ai me vete merr entuziazmin për punën dhe në arsim kaq duhet për të qenë i suksesshëm. Ron Clarki nuk është personazh i trilluar, por një profesor i vërtetë i cili nga një klasë me nxënës problematikë me të cilët asnjëri nuk arrinte të mbante mësim, bëri klasën më të mirë. Sot shkollat e Ron Clarkit janë ndër më të suksesshmet dhe  përvoja e tij është ndarë në libra pedagogjik. Ndaj ne sugjerojmë që secili mësues që ka probleme me vënien e disiplinë në klasë ta shoh këtë film.

Afishe e filmit
Afishe e filmit

Clarku duhej të përballej me shumë sfida në shkollën e Nju Jorkut, si diskriminimin racor, punën në një komunitet me një diversitetin shumë të theksuar etnik; me një drejtor të ngurtë, me nxënës me probleme të përshtatjes sociale, rebelë dhe të klasifikuar me ADHD ose deficit të  vëmendjes dhe vështirësive në të nxënë, që me pedagogjinë, durimin dhe dashurinë që mësuesi u dha këtyre të rinjve, ata mundën të demonstronin përparim të madh akademik, duke zënë vendin e parë në testet shtetërore dhe duke bërë një ndryshim rrënjësor në jetën e tyre.

Ky film lë një mesazh të qartë dhe të fuqishëm për mësuesit, se si të zgjosh vëmendjen e nxënësve, të zbulosh aftësitë e tyre, pikat e forta, shijet e tyre, t’i mbështesësh dhe mbi të gjitha të besojnë në aftësitë e tyre dhe t’i inkurajojnë ata të ndërmarrin rreziqe dhe t’i përmbushin qëllimet, ëndrrat që kanë.

Suksesi i mësimdhënies së profesor Clarkut qëndron në thyerjen e stereotipave, njohjen e realitetit të studentëve të tij, mjedisin e tyre familjar, nuk gjykon veprimet e tyre, eksploron pikat e tyre të forta, i dëgjon dhe fiton besimin e tyre.

Ky film çon në reflektimin mbi rolin që luajnë mësuesit çdo ditë në shkolla dhe fakultete, pasi disa shkojnë thjesht pasi mësuesia është drejtim i lehtë, por ka të tjerë që arrijnë të lënë gjurmë tek nxënësit e tyre, duke ndryshuar në shumë raste mënyrën e tyre të të menduarit.

Kopertina e librit
Kopertina e librit

Ron Clark, i cili i është përkushtuar punës në shkollat ​​më konfliktuale në Shtetet e Bashkuara, shkroi librin “55 Rregulla thelbësore: Një manual për edukimin e të rinjve”, i cili trajton të gjitha aspektet e jetës: sjelljen në klasë, qytetërimi në rrugë dhe marrëdhëniet njerëzore. Clark tregon se, nëse përpiqemi fort, ata fëmijë që kanë nevojë për më shumë vëmendje përfundojnë të jenë fëmijët që ne i kemi  kërkuar. Autori ka përdorur me sukses udhëzimet e përfshira në këtë libër për të kthyer shumicën dërrmuese të studentëve të tij në studentë fitues të çmimeve të mëdha, përmenden këto rregulla më poshtë:

  1. Përgjigjuni një të rrituri kur ju pyet diçka.
  2. Shikojeni në sy personin që flet me ju
  3. Uroni shokët e klasës.
  4. Respektoni nxënësit tjerë, komentet, opinionet dhe idetë e tyre.
  5. Nëse fitoni, mos u krekosni, nëse humbisni, mos shfaqni zemërim.
  6. Nëse ju bëhet një pyetje në bisedë, bëje një pyetje në kthim.
  7. Mbuloni gojën kur teshtini ose kolliteni dhe thoni ‘’ kërkoj ndjesë’’.
  8. Mos tregoni mungesë respekti me gjeste.
  9. Gjithmonë thuaj ”faleminderit” kur dikush të jep diçka.
  10. Kur merrni diçka, mos e ofendoni dhuratën ose dhënësin e saj.
  11. Surprizoni të tjerët duke performuar akte të rastësishme mirësie.
  12. Kur jepni vlerësim të nxënësve të tjerë, jepni ato në bazë të meritës.
  13. Ndiqni shokun , shoqen kur lexojmë së bashku në klasë.
  14. Përgjigjuni të gjitha pyetjeve me shkrim me fjali të plota.
  15. Mos kërkoni shpërblim.
  16. Ju duhet të plotësoni detyrat e shtëpisë çdo ditë.
  17. Tranzicionet e lëndëve dhe lëvizja në klasa të ndryshme të bëhet shpejt, në qetësi dhe me rregull.
  18. Jini sa më të organizuar.
  19. Kur caktohen detyrat e shtëpisë, mos u ankoni!
  20. Kur mësuesin e zëvendëson një mësues tjetër, të gjitha rregullat e klasës ende vlejnë.
  21. Ndiqni protokollet e klasës.
  22. Ujin mund ta merrni me vete në klasë dhe jo të shkoni gjatë orës mësimore të pini ujë.
  23. Mësoni emrat e mësuesve të tjerë dhe përshëndetni me emër korridoreve.
  24. Mbani veten dhe banjën të pastër dhe pa mikrobe.
  25. Përshëndetni mysafirët dhe bëjini ata të ndjehen të mirëpritur.
  26. Mos zini vende kot në menzë.
  27. Mos ia ngul sytë një studenti që është duke u qortuar.
  28. Më telefononi nëse keni ndonjë pyetje rreth detyrave të shtëpisë dhe lini mesazh – vetëm një herë.
  29. ABC e mirësjelljes.
  30. Pas ngrënies në kafene ose diku tjetër, jini përgjegjës për mbeturinat që bëni.
  31. Në një hotel dhome, lini bakshish për hotelin, punëtorët që pastrojnë dhomën tuaj.
  32. Në autobus, gjithmonë fytyrën përpara.
  33. Kur takoni njerëz të rinj shtrëngoni duart dhe përsëritni emrin e tij, saj.
  34. Kur ju ofrohet ushqim, merrni vetëm hisen tuaj.
  35. Nëse dikujt i bie diçka dhe je afër tij, ndihmoje.
  36. Mbajeni derën për njerëzit më mirë, sesa ta lini tu përplaset në fytyrë.
  37. Nëse dikush përplaset me ju, thoni ‘’me falni’’, edhe sikur te mos ishte faji juaj.
  38. Në një udhëtim, futuni në publik në heshtje.
  39. Në një udhëtim në terren, komplimentoni vendin që po vizitoni.
  40. Gjatë një ngjarje me rëndësi, mos flisni ose telefononi miqve.
  41. Në shtëpi, përgjigjuni në telefon në mënyrë të sjellshme dhe të përshtatshme.
  42. Kur ktheheni nga një udhëtim, shtrëngoni duart e të gjithëve shoqëruesve.
  43. Rri drejt në korridor kur je duke ecur.
  44. Kur ecni në radhë, mbani krahët në anën tuaj dhe lëvizni në heshtje.
  45. Asnjëherë mos e prish radhën.
  46. ​​Nuk flitet gjatë filmit ose të mësuarit në distancë.
  47. Mos e sill Doritosin në shkollë (një shaka në klasë)
  48. Nëse dikush po ju ngacmon, më thoni mua.
  49. Mbroni atë që besoni.
  50. Jini pozitiv dhe shijoni jetën.
  51. Jetoni në mënyrë që të mos keni kurrë keqardhje.
  52. Mësoni nga gabimet tuaja dhe ecni përpara.
  53. Pa marrë parasysh rrethanat, ji gjithmonë i sinqertë.
  54. Carpe Diem. (shijoje ditën, këpute ditën kur të jetë pjekur, kape ditën)
  55. Bëhu njeriu më i mirë që mund të jesh.