RMV, nxënësit të gatshëm të ngrenë dorën ndaj shokut të klasës vetëm për një klikim më shumë

Në Maqedoninë e Veriut, një nxënës do të ishte grindur me nxënës të tjerë ose do të kishte ngritur dorë ndaj tij nga xhelozia, zemërimi ose thjeshtë nëse dëshiron të bëhet i rëndësishëm. Edhe më përpara ka pasur raste të bullizmit, por për atë është ditur shumë pak, thonë për REL, arsimtarët të cilët organizojnë punëtori nëpër shkolla kundër dhunës së bashkëmoshatarëve. Dallimi tani është se vetë nxënësit incizojnë video nga bullizmi dhe për të informohen shumë njerëz, shkruan REL, transmeton Portalb.mk.

Shkruani fjalë të nënçmuese për shokët e klasës, pastaj letrën në të cilën keni shkruar, paloseni aq herë sa keni shkruar fjalë nënçmuese. Detyra të tilla marrin nxënësit në punëtori të shkollave në të cilat flitet për dhunën në mes të bashkëmoshatarëve. Më pas, nxënësit duhet ta shpalosin letrën, që është e vështirë.

Në letrat e palosura mund të lexohen fjalë si budalla, i shëmtuar.. fjalët të ndryshme nënçmuese, deri në kërcënime se dikush do të rreh dikë ose do ta vrasë.

“Do të habiteni nëse shihni se sa herë e kanë palosur letrën. Letra e palosur paraqet shpirtin e nxënësit që është i lënduar, lëndimet lënë gjurmë, ato nuk mund të drejtohen sado që nxënësit mundohen ta drejtojnë letrën” thotë mësuesja Verçe Petrova.

Në këto punëtori, nxënësit duhet të përballen me pasojat. Nëpërmjet të lojës, ata vendosen në rolin e dhunuesit ose viktimës, që të munden të ndjejnë si është për tjetrin, për shkak se jo gjithmonë kuptojnë se me sjelljen e tyre lëndojnë dikë.

Muaji që kaloi u shënua nga disa zënka mes nxënësve dhe nëpërmjet të videove në rrjetet sociale, për disa prej tyre kuptoi opinioni në vend. Prokuroria ngriti lëndë, pasi dy adoleshente rrahën të tretën në qendër të Shkupit dhe pasi disa nxënës të klasës së nëntë nga Kavadari i kanë keqpërdorur fotografitë e vajzave të mitura dhe i kanë shpërndarë nëpër biseda online.

“Aj që shfaqet në internet, sikur i motivon, sikur garojnë se çfarë budallallëku do të bëjnë. Krenohen se kanë rrahur apo do të rrahin dikë, ndërsa më e rëndësishme për ta është sa është parë videoja e tyre, sa klikime dhe sa pëlqime ka” thotë Darko Jovanovski, trajner për notim, i cili së bashku me arsimtarët i mban punëtoritë.

Për ofendim apo zënkë nuk nevojitet shumë

Arsyet për t’u grindur janë mungesa e durimit, por dhe zakonisht ndonjë arsye banale si xhelozia, zemërim i grumbulluar, dikush që dëshiron të bëhet i rëndësishëm ose ndarjet midis grupeve të tifozëve.

Bullizëm ka pasur edhe më parë, thotë Jovanovski, por për atë kanë kuptuar më shumti dhjetë persona, ata që kanë marrë pjesë apo kanë qenë dëshmitarë të ngjarjes. Dallimi është se tani nëpërmjet të videove që i incizojnë kuptojnë shumë vetë.

Temë diskutimi me nxënësit ka qenë edhe videoja e zënkës në mes të adoleshenteve, në të cilën mund të shihej se dy vajza me shqelma dhe grushte e sulmojnë vajzën e tretë. E gjithë kjo ka ndodhur para syve të bashkëmoshatarëve të tyre. Por, siç thonë arsimtarët, nxënësit nuk shohin asgjë tmerruese në të.

Bullizmi te fëmijët, foto: Pixelshot në Canva
Bullizmi te fëmijët, foto: Pixelshot në Canva

 

Projekti i Qendrës për Tolerancë dhe Mësim zbatohet brenda katër viteve dhe përfshin 12 shkolla. Ka sukses, thonë mësuesit, sepse aty ku janë aktivë, rastet e dhunës së bashkëmoshatarëve janë ulur ose nuk ka.

Aktivitete jashtëshkollore me bollëk, dashuri në shtëpi “në lugë”

Nxënësit më së shumti ankohen se nuk kanë dashuri në shtëpi, se janë të lënë pas dore, se pas shkollës prindërit i çojnë në kurse të ndryshme, sporte, aktivitete në vend që të kalojnë kohë me to.

Shkollat, gishtin e drejtojnë drejt prindërve dhe si problem theksojnë se nuk kanë personel të mjaftueshëm, një mësues dhe një psikolog nuk mund të ndihmojnë qindra fëmijë.

Nxënësit, për Radion Evropa e Lirë, thonë se një bisedë e hapur me prindërit mund t’i ndihmojë në tejkalimin e problemeve, por që rrallëherë e bëjnë këtë

Prindërit nuk flasin me fëmijët dhe prandaj vijon deri në ndodhtë e tilla. Nëse folim haptas atëherë gjithçka do të zgjidhet” thotë gjimnazistja Stefi Efremova.

“Gjithçka vjen nga edukimi në shtëpi dhe institucionet arsimore,” pajtohet nxënësi i shkollës së mesme Matej Trajkovski.

Ai shton se interneti ka shkaktuar probleme në marrëdhëniet mes studentëve, ndaj nuk ka më miq dhe bashkëpunim, por “të gjithë duan të jenë numër një”.

Edhe shoku i tyre i klasës, Aleksandar Kitanovski, e drejton gishtin tek arsimi në shtëpi dhe shoqëria.

Më problematike janë klasat e larta të shkollës fillore, andaj mësuesit rekomandojnë që me bisedat kundër dhunës së bashkëmoshatarëve të fillohet edhe më herët, diku në klasën e pestë.

Verçe Petrova thotë se përvoja me punëtoritë i ndihmon edhe të përballet me sfidat në klasën që drejton. Ajo është mësuese e klasës së gjashtë. Kufizimi i përdorimit të telefonave dhe qortimi japin rezultat, thotë mësuesja.

Prindërit kuptojnë të fundit

Ashtu siç punohet me nxënësit, të ketë punëtori edhe me prindërit, sugjerojnë arsimtarët sepse prindërit zakonisht nuk dinë se çka ndodh me fëmijët e tyre, prandaj edhe thonë “nuk e njoh fëmijën tim në atë që po e thoni”.

Ka edhe raste të tilla kur prindërit vijnë në shoqërim të avokatëve kur duhet të nënshkruhet ndonjë masë pedagogjike ndaj fëmijëve të tyre në shkollë.

Fëmijë duke u grindur, Foto nga Unsplash/Vesmil
Fëmijë duke u grindur, Foto nga Unsplash/Vesmil

As Goran T. nga Shkupi nuk e dinte se vajza e tij, nxënëse e klasës së nëntë, është viktimë e bullizmit, derisa një ditë mori një telefonatë nga mësuesja e shkollës.

“E pyeta pedagogun se përse fëmija im. Ajo është nxënëse e shkëlqyeshme, merr pjesë në gara, ajo është një sportiste e suksesshme. Ajo mu përgjigj se pikërisht për këtë”, thotë ky prind, i cili vetëm atëherë ka mësuar se fëmija i tij nuk është ndër fëmijët “e famshëm”, se nuk e shoqërojnë, nuk e thërrasin të dalin, nuk e përfshin në biseda online, përveç rasteve kur duan ta bullizojnë dhe pastaj i fshinë.

Më pas, në një bisedë me fëmijët klasës, kur ka pyetur se përse vajza e tij është në shënjestër të ofendimeve, disa prej tyre i kanë thënë se zgjedhja është të jesh në mesin e fëmijëve të famshëm ose kundër tyre, kështu që edhe pse e kanë ditur se ajo që e bëjnë nuk është mirë, ata kanë vendosur të jenë me ata që janë “in”.

Arsimtarët thonë se për parandalim të dhunës në mes të bashkëmoshatarëve duhet të ketë bashkëpunim, arsimtar-nxënës-prindër, nëse nuk janë të përfshira të gjitha anët s’bëhet gjë.

Vitin e kaluar policia ka regjistruar 102 raste të dhunës ndërmjet të rinjve, për 10 prej tyre janë kallëzuar padi penale, thonë nga Ministria për Punë të Brendshme.

Policia ka dhënë 60 kërkesa për padi penale për sulm fizik dhe pjesëmarrje në përleshje dhe ndaj prindërve.

Ministria e Arsimit dhe Shkencës, vitin e kaluar që kur në vendin fqinj, në Serbi, një nxënës qëlloi me armë dhe vrau shokët e klasës dhe rojën e shkollës, që atëherë ministria hapi një e-mail ku mund të raportohet dhuna mes bashkëmoshatarëve. Në ministri ka një sektor të veçantë që vepron me raportime, i shqyrton të gjitha, ndërsa nëse është e nevojshme përfshihet edhe MPB edhe Ministria e Punës dhe Politikës Sociale.