Roberto Mancini jep dorëheqje nga posti i trajnerit të Italisë

Trajneri i kombëtares së Italisë në futboll, Roberto Mancini dha dorëheqje sot duke i dhënë fund mandatit të tij në kombëtaren që fitoi titullin e kampionit të Evropës në vitin 2021 si dhe dështimin për t’u kualifikuar në Botërorin e vitit të kaluar, transmeton Anadolu.

Federata Italiane e Futbollit lëshoi ​​një deklaratë ku thuhet se Mancini dha dorëheqje “mbrëmë vonë”, duke shtuar se një trajner i ri do të emërohet në ditët në vijim.

Federata ka pak kohë me ndeshjet kualifikuese të “EURO 2024” kundër Maqedonisë së Veriut dhe Ukrainës të planifikuara për 10 dhe 12 shtator.

Mancini është trajner i Italisë që nga maji i vitit 2018.