RMV, vendim i ri për çmimet e derivateve të naftës

Nga mesnata do të ketë ulje të çmimeve të shitjes me pakicë të derivateve të naftës mesatarisht 0,92 % në raport me vendimin e datës 5.5.2023, vendosi Komisioni Rregullator për Energjetikë, transmeton Portalb.mk.

Çmimi i shitjes me pakicë i benzinës Eurosuper BS-95 ulet për 1,00 den/l, ndërsa çmimet e shitjes me pakicë të benzinës Еurosuper BS-98, të Еurodizelit (D-Е V) dhe të Vajit ekstra të lehtë për amvisëri (ЕL-1) ulen për 0,50 den/litër.

Çmimi i shitjes me pakicë i Мazutit М-1 SU ulet për 0,465 den/kg dhe tani do të jetë 39,155 den/kg.

Nga data 9.5.2023, ora 00:01 çmimet maksimale të derivateve të naftës do të jenë:

EUROSUPER BS – 95 do të shitet për 77.00 (denarë/litër)
EUROSUPER BS – 98 do të shitet për 79.50 (denarë/litër)
EURODIZEL BS (D-E V) do të shitet për 66.50 (denarë/litër)
Vaji për djegie ekstra i lehtë 1 (EL-1) do të shitet për 65,50 (denarë/litër)
Mazut М-1 SU do të shitet për 39.155 (denarë/kilogram)