RMV, vendim i ri për çmimet e derivateve të naftës

Komisioni Rregullator për Energjetikë sot ka marrë vendim për uljen e çmimeve me pakicë të derivateve të naftës për mesatarisht 1.19 për qind, transmeton Portalb.mk.

Çmimet me pakicë të benzinës EUROSUPER BS-95 dhe EUROSUPER BS-98 do të ulen për 0,50 den/litër, krahasuar me çmimet e mëparshme me pakicë. Kështu, çmimi me pakicë i EUROSUPER BS-95 është 77,00 den/litër, ndërsa çmimi me pakicë i EUROSUPER BS-98 është 79,50 den/litër.

“Çmimet me pakicë të EURODIESEL (D-E V) dhe vajit ekstra të lehtë për amvisëri (EL1) ulen për 1,00 den/litër dhe kështu, çmimi me pakicë i EURODIESEL (D-E V) është 73,50 den/litër, ndërsa çmimi me pakicë i vajit ekstra të lehtë për amvisëri (EL-1) arrin në 73,00 den/litër”, njoftoi RKE.

Çmimi me pakicë i mazutit M-1 NS do të ulet për 0,839 den/kg dhe do të arrijë në 41,236 den/kg.