RMV, u miratua Ligji për Strategjinë nacionale zhvillimore që do të vlejë për 20 vitet e ardhshme

Qeveria e Maqedonisë së Veriut vlerësoi që është miratuar një nga ligjet më gjithëpërfshirëse në Maqedoninë e Veriut, duke njoftuar që në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut është miratuar Ligji për Strategjinë Nacional Zhvillimore, transmeton Portalb.mk.

“Kuvendi sot ka miratuar Ligjin për Strategjinë Nacionale Zhvillimore me ndihmën e deputetëve të Qeverisë dhe opozitës nga thuajse të gjitha partitë politike që marrin pjesë në shtëpinë ligjvënëse”, deklarojnë nga Qeveria.

Ky Ligj definon qëllimet dhe masat kryesore për zhvillimin e RMV-së për 20 vitet e ardhshme.

“Strategjia Nacionale Zhvillimore përfaqëson një dokument kompleks që përfshin aspektin ekonomik, social, ekologjik dhe kulturore për zhvillim e shtetit tonë. Procesi i përgatitjes së strategjisë ka zgjatur thuajse tre vite dhe në të kanë marrë pjesë direkt rreth 14 mijë qytetarë”, deklarojnë nga Qeveria.

Në përgatitjen e Strategjisë kanë marrë pjesë edhe mijëra përfaqësues tjerë nga politika, ekonomia, sektori i rinisë dhe grupet tjera të interesit. Për këtë, Qeveria vlerëson që përmes kësaj Strategjie do të përmirësohen shumë procese në Maqedoninë e Veriut, me qëllim përmirësimin e jetës së qytetarëve.

Qeveria theksoi që partnerë në krijimin e kësaj Strategjia kanë qenë Zyra e koordinatorit të përhershëm të OKB-së, UNDP,  Ambasada e Britanisë dhe Ministria e Financave në Sllovaki.