Policia e Maqedonisë së Veriut ka arrestuan një 68 vjeçar si të dyshuarin kryesor për vjedhjen e një sasie bakri që arrin vlerën 200 mijë euro. Policia ndaj tij ka paralajmëruar kallëzim penal, transmeton Portalb.mk.
“Nga një objekt në ndërtim në zonën e Qendrës, përkatësisht ku po kryheshin punime ndërtimore për një bulevard nëntokësor, gjatë një periudhe njëmujore, janë marrë kabllo bakri me një gjatësi prej dy kilometrash dhe me vlerë rreth 200,000 euro”, raportoi Policia.
I dyshuari kryesor, 68 vjeçari T.M., tashmë i arrestuar, në këtë periudhë ishte i punësuar si sigurim në objekt.