RMV, Qeveria vendosi për formimin e Këshillit që do të ndjek zbatimin e Strategjisë katërvjeçare në drejtësi

Në seancën e sotme të Qeverisë së Maqedonisë së Veriut është miratua formimi i Këshillit për monitorimin e zbatimit të Strategjisë Zhvillimore Sektoriale për Drejtësi (2024-2028), njoftoi Portalb.mk.

“Këshilli do të kujdeset për zbatimin me kohë të masave dhe aktiviteteve sipas Planit të Veprimit, duke monitoruar prioritetet, kornizën kohore dhe afatet e zbatimit dhe vlerësimin e rezultateve të arritura në zbatimin e Planit të veprimit”, sqaroi Ministria e Drejtësisë.

Këshilli i udhëhequr nga Ministri i Drejtësisë, përbëhet nga: Ministri i Punëve të Brendshme; Ministri për Shoqëri Informative dhe Administratë; Ministri i Financave; Zëvendëskryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut për çështje evropiane; Zëvendëskryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut përgjegjës për politikat për qeverisje të mirë; Prokurori Publik i Republikës së Maqedonisë së Veriut; Kryetar i Gjykatës Supreme të Republikës së Maqedonisë së Veriut; Kryetari i Këshillit Gjyqësor të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Kryetar i Këshillit të Prokurorëve Publikë të Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Ndryshe, Strategjia Zhvillimore Sektoriale për Drejtësi për katër vitet e ardhshme është miratuar në seancën e Qeverisë më 26 dhjetor të vitit 2023. Përmes kësaj strategjia planifikohet rritja e efikasitetit të sistemit gjyqësor.

Anëtarë të këtij grupi janë: Akademik Vllado Kambovski; Vera Koco, gjyqtare në pension; Adnan Jashari, profesor në Universitetin e Evropës Juglindore – Tetovë; Slagjana Taseva, ish-kryetare e Transparency International – Maqedoni; Besa Arifi, profesoreshë në Universitetin e Evropës Juglindore – Tetovë; Neda Zdraveva, profesoreshë në Fakultetin Juridik “Justiniani I Parë” – Shkup; Abdullah Azizi, profesor në Fakultetin Juridik në Universitetin e Evropës Juglindore – Tetovë; Nikolla Prokopenko, Këshilltar Shtetëror për Legjislacionin Penal në Ministrinë e Drejtësisë; Marija Nikollovska Gjorgjiev, zyrtare e kabinetit në zyrën e zëvendëskryetares së Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut për çështje evropiane; Zharko Haxhi Zafirov, përfaqësues nga grupi për drejtësi BLUEPRINT dhe ekspertë e përfaqësues të institucioneve tjera.