RMV, prej 15 deri 20 korrik do të jetë kinemaja udhëtuese

“Kinemaja Udhëtuese MakeDox” do të realizohet prej 15 deri 20 korrik, kryesisht në Koçani, ndërsa vetëm një ditë në Demir Hisar, transmeton Portalb.mk.

“Këtë vit, “Kinemaja Udhëtuese MakeDox” do të jetë në Koçani, nga 15 deri më 20 korrik.

Shfaqjet e filmave dokumentarë në kuadër të programit “Kinemaja udhëtuese” nga 15 deri më 18 korrik dhe më 20 korrik do të mbahen në skenën verore përpara Qendrës Kulturore “Agime të bardha” në Koçan në orën 21:00”, raportoi Ministria e Kulturës.

Në fshatin Smilevë të Demir Hisari, vetëm më 19 korrik do të ketë një fshiqeje në kuadër të ngjarjes “Kinemaja Udhëtuese MakeDox”.