RMV, policia arrestoi një person i cili ishte arratisur nga burgu “Idrizovë” tetë vite më parë

Në lagjen Aerodrom të Shkupit mbrëmë vonë është arrestuar një person i arratisur nga burgu “Idrizovë” tetë vjet më parë. Tridhjetë e katër vjeçari M. P. nga Mojancë e Shkupit, ishte në kërkim me fletarrest qendror për arratisje nga burgu në vitin 2015, ndërsa mbrëmë e gjetën policët e MPB-së, transmeton Portalb.mk.

Nga Ministria e Punëve të Brendshme (MPB) bëjnë të ditur se personi është dënuar me pesë vjet burgim për vepër penale të kryer nga neni 215 i Kodit Penal.

Pas arrestimit ai u dërgua në burgun “Idrizovë” për të vuajtur dy vjet e gjashtë muaj nga dënimi.