RMV, Petrovska nënshkroi Marrëveshje të re kolektive për të punësuarit në mbrojtje dhe pjesëtarët e Armatës

Ministrja e Mbrojtjes në Qeverinë teknike, Sllavjanka Petrovska dhe kryetari i Sindikatit të pavarur të mbrojtjes, Vanço Isajov, sot e kanë nënshkruar Marrëveshjen e re kolektive për të punësuarit në mbrojtje dhe pjesëtarët e Armatës, njofton Portalb.mk.

Me këtë Marrëveshje kolektive, siç kumtojnë nga Ministria e Mbrojtjes, jashtëzakonisht avancohet standardi i të punësuarve në mbrojtje dhe tërësisht vlerësohet puna e të punësuarve, të cilët janë hallkë jashtëzakonisht e rëndësishme në sistemin e mbrojtjes.

Sipas Petrovskës, të punësuarit në mbrojtje janë kyç në gjithë sistemin e mbrojtjes.

“Më vjen mirë që krahas investimit në pajisje, paralelisht i përmirësojmë kushtet e të punësuarve dhe standardit të tyre, si dhe prestigjin e tyre në shoqëri. Do të vazhdoj të angazhohem që të gjithë të drejtat e juaja të respektohen, ndërsa Marrëveshja kolektive denjësisht të zbatohet. Ishim të hapur për të githë sindikatat të cilët i respektojmë në tërësi, ndërsa e respektojmë edhe pozitën e sindikatit reprezantues. Dialogu vazhdon”, ka deklaruar ministrja.

Petrovska i është falënderuar Sindikatit reprezantues në mbrojtje, si dhe të sindikatave tjera për përkushtimin dhe transparencën në bisedime, që sollën deri në nënshkrim të këtij dokumenti.

“Ky është akt solemn i nënshkrimit të Marrëveshjes kolektive. E vlerësojmë konstruktivitetin që e treguat, duke pasur parasysh se pjesa më e madhe e propozimeve tona janë pranuar dhe përmes dialogut, erdhëm deri në këtë rezultat. Si sindikat, parasysh i morëm të gjithë të punësuarit dhe posaçërisht në vjen mirë, që me këtë marrëveshje i përfshimë edhe nëpunësit në Ministri. Bashkëpunimi me ju vazhdon edhe në të ardhmen”, ka deklaruar kryetari i Sindikatit të pavarur në mbrojtje.

Marrëveshja kolektive, siç thuhet në kumtesë, mes përmbajtjeve tjera, përfshin vlerësim adekuat të shkallës së arsimit, pagesës së shkuarjes në pension në vlerë prej 15 pagave dhe të tjera.