RMV, pesë ditë mundësi për të aplikuar për Çmimin “13 Nëntor”

Personat fizik dhe juridik deri më 10 shtator do të kenë mundësi të aplikojnë në Konkursin për ndarjen e Çmimit “13 Nëntor” të Qytetit të Shkupit për vitin 2026-të, transmeton Portalb.mk.

“Çmimi “13 Nëntori” i qytetit të Shkupit u ndahet personave fizik dhe juridik si shenjë mirënjohjeje e Qytetit të Shkupit, për arritje, në ekonomi, shkencë, art, kulturë, edukim dhe arsim, mbrojtje shëndetësore, mbrojtje sociale, sport dhe kulturë fizike, kulturë teknike, mbrojtje dhe përmirësim i ambientit jetësor dhe natyrës, si dhe në segmente të tjera të jetës, punës dhe krijimit, që përbëjnë kontribut të veçantë dhe për zhvillimin e Qytetit dhe për përparimin e përgjithshëm e afirmimin në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe në botë”, raportoi Qytetit të Shkupit.

Në këtë Konkurs do të mund të aplikojnë edhe të interesuarit nga shtetet tjera.

“Për individë, grupe krijuesish, nxënës dhe studentë Çmimi përbëhet nga diploma dhe shumë në të holla. Çmimi për persona juridik nga vendi dhe persona juridik nga shtete të tjera përbëhet nga diploma dhe pllakate”, njoftoi Qyteti i Shkupit.