RMV, dy të punësuarit në ndërmarrje publike i morën drunjtë dhe i dërguan në shtëpitë e tyre
Policia e Maqedonisë së Veriut ka ngritur kallëzim penal ndaj dy të punësuarve në Ndërmarrjen Publike “Pyjet Kombëtare”, nën dyshimet se kanë kryer vepër penale gjatë dërgimit të druve në shtëpitë e tyre, transmeton Portalb.mk.
“Në mënyrë të paautorizuar kanë përdorur traktorin zyrtar dhe automjetin e terrenit për nevoja personale dhe kanë kryer transportin e druve për ngrohje nga rajoni i Njësisë Ekonomike Pyjore Gjurishte deri në shtëpitë e tyre në Sveti Nikollë”, raporoti Policia.
Dy të punësuarit në NP “Pyjet Kombëtare” – Sveti Nikollë, 45 vjeçari D.R. dhe 40 vjeçari L.D. gjatë ditëve jopune dyshohet se kanë kryer veprën penale.